Më 22 maj të vitit 1999 forcat ushtarake serbe vranë dhe masakruan pa dallim moshe e gjinie qytetarë të komunës së Vushtrrisë në atë që tashmë njihet si masakra e 22 majit në këtë qytet. 68 persona mbeten të vrare trupat e të cilëve u gjetën më vonë në Batajnicë të Serbisë, ndërsa në të njëjtën ditë numri i të vrarëve nga paramilitarët serbë shkoi në 74.
Mbetjet mortore të viktimave të kësaj masakre ju kthyen familjareve në Kosovë gjatë viteve 2003-2012.
Familjarë dhe qytetarë të shumët të kësaj komune sot kujtuan me dhimbje 22-vjetorin e kësaj masakre, ndërsa tregojnë tmerrin që kaluan në këtë datë më 1999 dhe kërkojnë drejtësi për familjarët e tyre.
Myrteza Dallaku, i mbijetuar i kësaj masakre, në këtë ngjarje makabre humbi 4 anëtarë të familjes. Dallaku tha per KosovaPress se në vendin ku sot janë edhe varrezat e këtyre martirëve, forcat ushtarake serbe kishin mbledhur mbi 10 mijë banorë të Vushtrrisë të cilët i grabitën dhe pastaj edhe i masakruan 68 prej tyre.
“Na kanë nxjerrë prej shtëpive paramilitarët serbë diku këtu te varrezat, përmbi 10 mijë banorë të Vushtrrisë me pretekste të ndryshme. Nuk ka kaluar as 30 minuta një grup i policisë edhe i ushtrisë me shpejtësi ka ardhur. Këtu te qendra ku ishin këta organizatorët e këtij tubimi të kësaj masakre. Ne që ishim këtu të rrethuar krejt popullata filluan të na kërkojnë: ‘ça keni me vete, nxirrni telefona, ça keni jepna neve’ edhe njëkohësisht pak u zbut situata kur filluan t’i largojnë të rinjtë në sallën e rinisë, gratë e pleqtë filluan t’i lëshojnë edhe neve që kemi qenë në fillim na drejtuan, anëtarët e familjes time të nëntëve na drejtuan tek shtëpia e Kahrimonit ku aty kur jemi afruar afër shtëpisë si kemi pas 20-30 metra të përcjellë nga paramilitarët, një ushtar ka dal para kamionit ia ka bo këtij tonit me dorë që d.m.th. u krye këtu masakra, aty u masakruan 68 persona edhe prej tyre mixha jem bashkë me dy djemtë, Hamdi Dallkun, me Agim dhe Bashkim Dallkun kurse në lagjen tjetër para meje tri metra ma kanë pushkatuar djalin e vëllait i quajtur Shefki Dallku”, tha ai
Shaban Krasniqi, i mbijetuar i dy masakrave të Vushtrrisë, asaj të Studimes dhe kësaj të 22 majit 1999, humbi në këtë datë vëllain 19-vjeçar i cili ishte me i riu i familjes së tyre.
“Maji është muaji i dhimbjes për Vushtrrinë edhe krejt Kosovën, ju e dini me 2 maj në Studime ka ndodh një masakër e madhe ku janë vrarë 118 persona, ndërsa vetëm 20 ditë më vonë në Vushtrri ndodhi tragjedia e përsëritur. Ne kemi humbur vëllain Bujarin i cili atë kohë ishte 19-vjeçar, ishte më i riu nga vëllezërit tanë në familje, ka qenë një djalë i urtë, një djalë punëtor, i bukur, i cili priste të vazhdonte jetën por ja që dora e vrastare e hoqi nga jeta dhe tash më besoni kjo është krejt e rastësishme po na vjen një Bujar tjetër, ky fëmija këtu e ka emrin Bujar e ka trashëguar emrin e xhaxhit të tij”, tha ai
Ahmet Grajqevci nga Këshillit Koordinues për të zhdukurit dhe krimet e luftës në Kosovë, tha se masakra e 22 majit është përgatitur nga niveli komunal dhe administrata ushtarake.
Nga 68 persona të vrarë në këtë masakër, vetëm trupi i një viktimë nuk është gjetur ende.
“Masakra e 22 majit në Komunën e Vushtrrisë tek këto varreza është përgatitur në mënyrë komanduese dhe administrative nga strukturat policore dhe ushtarake serbe duke u nisur prej strukturave të nivelit komunal e deri tek niveli më i lartë i administratës ushtarake. Këtu për momentin është edhe një i këtij grupi i zhdukur, 74 janë të vrarë këtu kuptohet është edhe shtëpia e Kahrimon Pasomës që ka qenë një masakër mizore, mund ta quajmë masakër kanibalë, ai grup është gjetur komplet në Batajnicë 01, 2, 3, 7 grupe-grupe qysh janë kthye prej Batajnicës”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova