LAJMI I FUNDIT:

Të maskuar dhe me armë vjedhin një pompë të derivateve në Mitrovicë, rasti po hetohet

Të maskuar dhe me armë vjedhin një pompë të derivateve në Mitrovicë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës në orët e mëngjesit të sotëm dyshohet se kanë grabitur një shumë të parave në një pompë të derivateve në Shupkovc të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, të dyshuari kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime hetimore.


“Me datën 17 janar 2025, rreth orës 04:15, Policia ka pranuar informatën se në një pompë të derivateve në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informatat dhe hetimet  fillestare, dyshohet se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë të parave dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori