LAJMI I FUNDIT:

Të martën hidhet shorti i Kupës

Të martën hidhet shorti i Kupës

Shorti i rrethit të parë të Digit Alb Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të martën (6 tetor), në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës në një njoftim për media.

Në short pritet të marrin pjesë të gjitha skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë, derisa ka të interesuara edhe nga Liga e Dytë.

Fituesi aktual i ‘Digit Alb’ Kupës së Kosovës në futboll është skuadra e Ferronikelit e cila do të mundohet ta përsëritë këtë sukses. /Telegrafi/