Site icon Telegrafi

A do të marrë pjesë Putini në varrimin e Prigozhinit?

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka mbajtur të premten një konferencë për media lidhur me rrëzimin e aeroplanit ku pretendohet se humbi jetën shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Peskov nuk u përgjigj nëse Moska e kishte konfirmuar se Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar, transmeton Telegrafi.

Në vend të kësaj, ai përsëriti se rezultatet e një hetimi do të publikohen sapo të jenë gati për konsum publik.

Lexo po ashtu A e falsifikoi Prigozhin vdekjen e tij? Këto janë disa pretendimet që e mbështesin këtë teori!

Vendet perëndimore thonë se ende nuk ka prova të sakta nëse Prigozhin me të vërtet ka vdekur.

Lexo po ashtu Kremlini mohon vrasjen e Prigozhinit

Peskov tha gjithashtu se është e pamundur të dihet nëse presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin, sepse presidenti sipas tij ka “një orar shumë të ngarkuar”.

Të mërkurën, Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë në bord humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit në rajonin Tver të Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version