Të kesh oborr në banesë nuk është e pabesueshme - Po bëhet realitet në Linda Premium Residence

Po vazhdon të jetësohet me hapa gjigant kompleksi Linda Premium Residence në Prishtinën e Re.
Buzë rrugës A, që lidhet me rrugën B dhe me qendrën e Prishtinës, po jetësohet projekti më gjigant afaristo-banesor nga Al Trade Center, është Linda Premium Residence.
Nuk është thjesht kompleks me banesa të zakonshme, por idejimi i jetës në këtë kompleks është bërë në përshtatshmëri me standardet evropiane dhe me kushtet më bashkëkohore të jetesës - ku do të keni dëshirë edhe më të madhe për të kaluar momentet pranë familjes, pranë gjelbërimit dhe... me oborrin në banesën tuaj.
Pos oborrit në banesën tuaj, që është një risi e madhe ndërtimore për jetën në kryeqytet, larg prej banesave të zakonshme dhe katrahurës urbanistike, Linda Premium Residence ka edhe kushte tjera bashkëkohore të jetesës.
– Sistem të plotë menaxhimi, mirëmbajtjeje me shtëpiak të dedikuar.
– Kopsht për fëmijë.
– Supermarket dhe restaurant.
– Mjeku i lagjes dhe barnatore.
– Qendër fitnesi me SPA, pishinë të mbyllur dhe sauna.
– Ambiente për rekreacion të banorëve dhe hapësira të dedikuara për komunitetin.
– Parking të jashtëm dhe nëntokësor.
Prishtina e Re vërtet do të përmbushë pritjet për emrin që zotëron - e që do të ketë më vete kompleksin më unik afaristo-banesor, Linda Premium Residence, me një arkitekturë bashkëkohore që Evropën sjell para jush.
Për t’i blerë banesat dhe lokalet afariste e për më shumë informata kontaktoni në:
080077770 (pa pagesë) dhe +38649777127, +38649216530
info@altradecenter.com
altradecenter.com




















































