LAJMI I FUNDIT:

“Do të kërkojmë sqarime nga UEFA, veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm” – ministri Çeku flet për largimin e flamurit në Beograd

“Do të kërkojmë sqarime nga UEFA, veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm” – ministri Çeku flet për largimin e flamurit në Beograd

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka reaguar në lidhje me largimin e flamurit të Kosovës në kongresin e UEFA-s të mbajtur në Beograd.

Ministri Çeku thotë largimi i flamurit të Republikës së Kosovës në Kongresin e UEFA-së në Beograd është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Tutje ai shtoi se pret sqarime nga UEFA në lidhje me rastin, pasi ky është sulm ndaj shtetit të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që kongese të tilla të mos organizohen më në Beograd


“Largimi i flamurit të Republikës së Kosovës në Kongresin e UEFA-së në Beograd është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm. Kosova është shtet i pavarur, që përfaqësohet në botë përmes simboleve shtetërore. Federata e Futbollit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e UEFA-së”.

“Largimi i simboleve është sulm i drejtpërdrejtë ndaj integritetit shtetëror të Kosovës dhe si i tillë nuk mund të kalojë pa reagim të mirëfilltë ndërkombëtar”.

“Presim sqarime nga UEFA-ja dhe veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”.

“Dënojmë ashpër gjuhën e përdorur nga Federata e Serbisë në komunikatën e tyre, e cila mjerisht, me vetëdije të plotë pranon të instrumentalizohet nga politika shoviniste serbe”.

Shteti serb nuk ka ndryshuar, është i njëjti që ka kryer masakra e gjenocid para pak dekadash. As atëherë e as sot, nuk e ka kursyer as sportin. Për këtë arsye, kërkojmë nga federatat europiane e botërore të sportit të mos organizojnë ngjarje sportive në Serbi për sa kohë ajo nuk e ndryshon qasjen në raport me pjesëmarrjen e Kosovës”, thuhet në reagimin e ministrit Çekut.

Po ashtu, ministri Çeku, në një pronocim për “Kanal10” ka shtuar se shteti i ka udhëzuar qysh më herët të gjitha federatat sportive të Kosovës, që t’i lëshojnë ose të tërhiqen nga çdo aktivitet sportiv – çfarëdo çofshin ato – nëse vendi ynë nuk trajtohet njësoj sikurse pjesëmarrësit e vendeve të tjera.

“E kemi një politikë që e kemi komunikuar me gjitha federatat. Kudo që ndodhin ngjarjet sportive në botë, pjesëmarrje duhet të ketë vetëm me simbolet tona shtetërore. Pa simbole, nuk ka pjesëmarrje. Largimi i simboleve, do të thotë largimi i sportistëve të Kosovës”, deklaroi ai.

Në Kongresin e UEFA-s, përfaqësuesit e FFK-së ishin kryetari Agim Ademi dhe u.d sekretarit, Markus Weidner. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

La Liga
Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

La Liga
Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga
Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

Barcelona dëshiron të shesë top-favoritin për Topin e Artë në verë, dihet edhe çmimi

La Liga
As Klopp dhe as Xabi Alonso, ky është trajneri që Florentino Perez dëshiron te Real Madridi

As Klopp dhe as Xabi Alonso, ky është trajneri që Florentino Perez dëshiron te Real Madridi

La Liga
Drejtori sporti i Mallorcas nuk përjashton largimin e Vedat Muriqit

Drejtori sporti i Mallorcas nuk përjashton largimin e Vedat Muriqit

La Liga
Kalo në kategori