LAJMI I FUNDIT:

Më të keqpaguarit në rajon, zjarrfikësit shqiptarë paralajmërojnë protesta

Më të keqpaguarit në rajon, zjarrfikësit shqiptarë paralajmërojnë protesta

Sindikata e Zjarrfikësve të Shqipërisë paralajmëron protestë përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë më 3 mars.

Sipas Euronews Albania, shkak për organizimin e protestës janë pagat e ulëta dhe mosmarrja e parave për punën në orët e vona të natës.

“Të gjithë zjarrfikësit e Shqipërisë do të mblidhen në Tiranë me uniforma zjarri jo me uniforma shteti pa stemë. Duam VKM [Vendim i Këshillit të Ministrave] numër 350, duam orët e natës”, tha Bledar Bajramaj, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve.


Një punonjës zjarrfikës çdo muaj duhet të marrë mesatarisht 9,000 lekë [74 euro] për orët shtesë.

Këto para jo vetëm që nuk i kanë marrë, por rezulton se janë edhe më të keqpaguarit në rajon.

Paga bazë e një punonjësi zjarrfikës në Shqipëri është 36,000 lekë [298 euro]. Në Kosovë një zjarrfikës i nivelit bazë paguhet 399 euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut me 416 euro.

Në vend ka 1,200 punonjës të shërbimit zjarrfikës të cilët përballen edhe me kushtet e vështira të punës.

Zjarrfikësit kërkojnë nga qeveria që të trajtohen financiarisht si punonjësit e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori