Ish-trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas kaloi një ferr të vërtetë një natë më parë, sipas mediumi portugez O Jogo, ku thuhet se shtëpia e tij është vandalizuar, ndërsa atij i janë dërguar edhe foto të fëmijëve të tij në shkollë.
E gjithë kjo pasi ish trajner i shumë klubeve të njohura, ka njoftuar për kandidaturën e tij që të bëhet president i klubit të Portos, ku më herët ishte trajner dhe fitoi trofe.
Gjatë natës së kaluar, muret e shtëpisë së tij u vandalizuan, gjë që erdhi menjëherë pasi ai deklaroi se do të kandidojë për president të Portos.
“AVB tradhtar” dhe “AVB mosmirënjohës” ishin dy nga frazat e vizatuara në muret e pronës private të Andre Villas-Boas.
Por nuk mbyllet me kaq. Joao Queiroz, një ish-punonjës i FC Porto, zbuloi në Twitter se diçka shumë më serioze kishte ndodhur.
“Kam marrë informacionin se Andre Villas-Boas i janë dorëzuar fotot e fëmijëve të tij të bëra në shkollën ku ata shkojnë. Fotot janë shoqëruar me mesazhe të frikshme. Nëse kjo është e vërtetë, situata është shumë e rëndë dhe kërkon ndërhyrjen e policisë”, ka shkruar Quieroz.
Chegou-me a informação de que o AVB recebeu em casa fotografias dos filhos na escola com uma mensagem intimidatória. Se for verdade, é muito grave e exige intervenção policial. O FC Porto não pode estar entregue a esta corja. #AVB2024 #AcordaPorto
— João Queiroz (@Jmcqueiroz) October 31, 2023
Portugezi drejtoi Porton nga viti 2010 deri në vitin 2011, me të cilin fitoi kampionatin portugez, Kupën dhe Superkupën e Portugalisë dhe Ligën e Evropës.
Pastaj pasoi një transferim te Chelsea dhe ai drejtoi gjithashtu Tottenhamin, Zenitin dhe Shanghai SIPG.
Klubi i tij i fundit ishte Marseille, me të cilën ai ndërpreu kontratën në shkurt të 2021. /Telegrafi/