Ne nuk jemi vetëm “shtazë politike”. Ne jemi edhe popull politik. Jo sepse veprojmë politikisht, por se rrimë politikisht. Rrimë këmbëkryq në politikë. Unë, ti, ai… të gjithë. Por, ta marrim pak me gramatikë këtë çështje. Te zgjedhojmë politikisht, për shembull, foljen e cila shprehë më së miri aktivitetin tonë kolektiv, politik. Pra, unë rri, ti rri , ai ose ajo (po) rri. Ne rrimë, ju rrini, ata/ato (po) rrinë.
E çka me bë tjetër, do të pyesni ju të cilët më mirë se gjithkush tjetër në këtë planet e kuptoni se çka do me thanë të jesh peng i gjeopolitikës. Kështu, kur gjeopolitika e mbërthen njeriun e vogël, ai çmendet, sepse nuk e përballon dot rëndësinë që e ka fituar në marrëdhëniet globale. Peshë e madhe të jesh “sui generis”! Kurrë më nuk funksionon si popull i zakonshëm. Kurrë më nuk do të zgjedhësh përfaqësues që të shërbejnë, do të zgjedhësh vetë ata të cilëve do të u shërbesh.
Liderët jo, nuk e kanë problem “sui generisin”, përkundrazi, ata e jetojnë madhështinë. Në fund të fundit, nga buxheti i paguajnë të gjitha. Qytetari, i mësuar me rëndësinë e vet globale, ndërkohë që as në lagje nuk e pyet askush, do të votojë gjithnjë një që di të mashtrojë më së miri, që u rri më krah më të mëdhenjve të globit, që ha në tryezën e tyre. Paguajnë nga buxheti, madje edhe mbretin për me i sha në vesh.
Tash, e shanë, e lavdëruan, apo i than diçka krejt kot, në vesh, dhe me kaq e bënë faktor politik, hyri në lojë. Çka i tha mbreti, apo presidenti (Trump apo Putin) në vesh, është pyetja njëmilionëshe të cilën duke e analizuar bosët lokalë të mediave, janë bërë milionerë. Të gjitha nga buxheti. Shteti të bënë atë që je!
Këto pyetje vërtetë kushtojnë aq shumë, nuk është vetëm çështje retorike. Çka i tha ky apo ai president, presidentit tonë? Nga kjo varet se çka ke me hangër për mëngjes, drekë dhe darkë, apo cilat këpucë ke me i mbathë, me kusht që të mos i kesh të vetmet.
Pak ju duket? Krejt vëmendja e mediave kalon prej halleve reale, prej mundësive reale të qytetarëve, në terren spekulativ. Këtu gjithçka kufizohet veç me imagjinatën. Faktorizimi vjen si rezultat i adrenalinës që nxitë dhe i pafuqisë së tjerëve me ikë prej temave që u imponon.
Ke krijuar distancën nga qytetarët? Ke gjetur formulën për të futur të gjitha shpenzimet personale, familjare dhe të lagjes tënde politike, në buxhet? Ke arritur t’i bindësh të qytetarët se ndodhen aty për të shërbyer, për shkak të meritave gjithsesi?
Nejse, nuk kam dyshime për politikën tonë. Për gramatikën politike, po. Mund edhe të mos e kem zgjedhuar mirë foljen rri, por sido që të jetë, një popull i tërë po rrimë e po presim çka po bëhet. Dikur rrinim, sepse s’kishim institucione, nuk kishim fuqinë e shtetit në duar tona. Sot e kemi shtetin, por edhe shteti po rri, bashkë me neve këmbëkryq, e po pret çka po bie prej qielli, çka po na njohin, çka po na lejojnë, çka…! J
Jemi popull i varur, i dehur nga gjeopolitika. Në kafenetë lokale të gjithë merren me gjeopolitikë. Edhe me strategji. Kur të zë rakia, këndellesh pas një kohe. Kur të zë politika, nuk këndellesh kurrë.
Lepuri ynë politik e ka rakinë e keqe. Kjo e ka kuptimin se, kur lepuri dehet, e bën kiametin vet. Madje, këto veprime mund të kualifikohen si të pabesueshme, edhe për vet atë. E kapërcen edhe hijen e vet, në përmasat më të frikshme. Askush nuk e ndalë, lepurin e dehur, i cili e bënë kiametin në çdo llaf për kufirin.
Kështu , kur është i dehur lideri, popullit i dhemb koka . Disa për shembull nuk janë esëll kurrë. Kjo shpesh ndodhë të jetë arsyeja që të jenë instaluar janë pozita luftarake të politikës. Kështu popullin e kemi vazhdimisht me kokë dhimbje.
Cilado që të jetë metafora, kësaj radhe ishte dehur vërtetë keq. Kur i doli pija e pa se kësaj radhe e kishte bërë namin. Dy ujq të zi, të egër, dergjeshin pranë njëri-tjetrit, të përgjakur. Nuk ishte më thjesht veç një status në rrjetet sociale, ku rridhnin lot dhe gjak virtual. Pra dy ujq e kafshuan aq rëndë njëri-tjetrin në përpjekje për me e hangër lepurin, sa që të dy ngordhën politikisht pranë tij. Kur i pa, ashtu të gjakosur politikisht të dy ujqërit që dergjeshin te këmbët e tij, i tha vetes me ton shumë serioz: ” Nuk guxon të dehesh kurrë më kështu”! E sheh çfarë bën kur dehesh? Nuk je i vetëdijshëm për fuqinë tënde globale? Nuk bënë të përdoret kjo fuqi në lagje!
Dehu dhe krijo probleme, është motoja legjendare e Lepurit tonë, të dehur! Krijo probleme të cilat nuk zgjidhen asnjëherë. Kështu faktorizohet një lider. Bëhet i domosdoshëm, sepse askush s’e di si ka filluar në fakt problemi. E një problem që nuk ka një fillim të logjikshëm, as fundi nuk i gjendet me logjik.
Një popull që fle vdes, na trishtonin dhe frikësonin rilindësit tonë dikur. Përkundrazi. Asgjë si një gjumë i mirë politik, si një dimër i mirë politik. Bëje Zot, ëndërr! Pranvera gjithnjë vjen, vet! Përse me u sforcu kot. Te ne, në vend të pranverës, vjen marsi sërish. Të gjitha shenjat thonë se do të na gjejë sërish të dehur nga gjeopolitika. Askush nuk do të merret as kësaj pranvere me punë të fushës, as të shpisë…!
Ani, na ushqen shteti! Po shtetin, kush do ta ushqejë?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!