Derisa më shumë njerëz vaksinohen dhe normat e infeksionit të coronavirusit bien në shumë pjesë të botës, njerëzit po i kthehen udhëtimeve.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Bashkimi Evropian ka njoftuar se po heq kufizimet për vizitorët për shumë vende, përfshirë dhe ndaj qytetarëve të SHBA-së.
Mirëpo, çfarë duhet të marrin në konsideratë njerëzit kur vendosin nëse dhe ku të udhëtojnë këtë verë? Po sikur të udhëtojnë me fëmijë që nuk mund të vaksinohen ende – çfarë konsideratash shtesë duhet të ketë?
Leana Wen e cila është mjeke urgjence dhe profesoreshë afat-shkurte e politikës shëndetësore dhe e menaxhimit te Instituti Milken dhe Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin George Washington, dha disa këshilla për sa i përket kësaj çështjeje.
E pyetur nëse do të ishte i sigurt udhëtimi jashtë vendit këtë verë, dhe po ashtu nëse do të ishte më i sigurt qëndrimi më afër shtëpisë, Wen përmendi dy faktorë të rëndësishëm, ku njëri prej këtyre faktorëve ishte vaksinimi.
“Nëse jeni të vaksinuar plotësisht – nëse nuk jeni në gjendje të rëndë imuniteti – ju jeni të mbrojtur mirë kundër COVID-19, shpresoj mund të rifilloni udhëtimet ndërkombëtare”, ka deklaruar ekspertja.
“Nga ana tjetër, unë do t’i këshilloja ata që nuk janë vaksinuar t’i shmangin udhëtimet jo-thelbësore, qoftë brenda ose jashtë vendit. Nëse jeni në një turmë të madhe njerëzish brenda – për shembull, në aeroporte ose stacione treni – ka të ngjarë të ketë edhe të tjerë që nuk janë vaksinuar atje. Ata do të paraqesin rrezik për ju, dhe ju do të paraqisni rrezik për ta”, potencoi Wen.
Ekspertja amerikane, e konsideroi të rëndësishëm gjithashtu edhe faktorin tjetër që ka të bëjë me destinacionin tuaj si një vizitor, raporton CNN, përcjell Telegrafi.
Sipas saj, ajo që duhet të merret parasysh, është bilanci i rasteve të coronavirusit në ndonjë shtet të caktuar, të cilin mund ta keni në plan ta vizitoni; po ashtu edhe masat kufizuese të vendit, sikurse hyrja në karantinë.
Mirëpo, a është i sigurt udhëtimi ajror?
Sa i përket udhëtimeve ajrore, Wen ka deklaruar se udhëtarët duhet të jenë të pajisur me maska, pasi kështu është më e ulët shkalla e transmetimit të COVID-19.
Ajo gjithashtu sugjeroi që edhe njerëzit e vaksinuar t’i vendosin maskat për fytyrë gjatë fluturimeve.
“Shqetësimi im është për njerëzit që nuk janë të vaksinuar dhe që ndjekin fluturimet. Megjithëse maskat kërkohen në fluturime, shumë njerëz nuk po tregohen aq të kujdesshëm si më parë. Në rastin ideal, udhëtari duhet të vaksinohet para se të shkojë në udhëtim. Njerëzit të cilët nuk janë të vaksinuar, duhet të mbajnë një maskë me cilësi të lartë (N95 ose KN95), ose maskë të dyfishtë gjatë gjithë fluturimit”, u shpreh ajo, raporton CNN, përcjell Telegrafi.
A është i sigurt udhëtimi ajror për fëmijët nën moshën dyvjeçare, apo për fëmijët e tjerë që thjesht nuk mund t’i mbajnë maskat e tyre?
Ndonëse vetë, nuk do të zhvillonte momentalisht një udhëtim jashtë vendit, ekspertja amerikane potencoi se në këtë rast do të luante rol periudha kohore e fluturimit, në rast të ndonjë fluturimi me fëmijë.
“Unë kam një vajzë një vjeçe dhe nuk e marrë atë në fluturime. Fëmija im pothuajse katërvjeçar, me shumë gjasë do të vendoste maskën, dhe nëse do të kishim një udhëtim të shkurtër – për shembull një orë – do ta konsideroja ta merrja me vete. Por ne nuk do të shkonim përtej vendit ose në një fluturim ndërkombëtar në këtë kohë”, ka potencuar ajo.
Sipas saj, në përgjithësi familjet e tjera do të merrnin vendime të ndryshme, pasi që njerëzit do të bënin zgjedhje të ndryshme bazuar në perceptimin që kanë ata për rrezikun.
A duhet të jenë shqetësim variantet, drejt vendimit për të udhëtuar?
Wenn, tha se për të vaksinuarit nuk do të jetë ky problem, pasi vaksinat në SHBA janë shumë mbrojtëse ndaj varianteve të identifikuara deri më tani, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Mirëpo, të përjashtuar janë njerëzit që janë vaksinuar pjesërisht, të cilët kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës Pfizer-BioNTech ose të vaksinës Moderna, thotë, Wenn.
“Një dozë siguron vetëm 33 për qind mbrojtje ndaj variantit Delta. Dhe ata që nuk janë vaksinuar, sigurisht që duhet të shqetësohen për këtë variant që është më i transmetueshëm dhe ndoshta më vdekjeprurës se sa variantet e tjera të coronavirusit”, theksoi ajo.
A është vërtet e sigurt të hani brenda një restoranti të mbushur me njerëz dhe të shkoni në një koncert të mbushur me njerëz nëse jeni të vaksinuar?
Asnjë nga këto aktivitete nuk është pa rreziqe, thotë Wen, nëse ndonjëra prej këtyre aktiviteteve kërkon prova të vaksinimit, kjo menjëherë do të zvogëlonte rrezikun ndjeshëm.
“Koncertet me vetëm persona të vaksinuar do jenë më të sigurta”, potencoi ajo.
Megjithatë, Wen konsideron se ekzistojnë edhe dy faktorë të tjerë të cilët duhen shqyrtuar. Së pari, cili është niveli i transmetimit në komunitetin që ju mund ta vizitoni. Duke përmendur SHBA-në, ajo thotë se disa pjesë kanë nivele të larta të vaksinimit, sakaq niveli i coronavirusit është goxha i ulët, por pjesë të tjera përballen me valë aktive.
“Së dyti, shikoni çdo rrethanë individuale. Një restorant që ka një hapësirë ndërmjet tavolinave dhe ajrosje të mirë, do të jetë më i sigurt se një bar që është vetëm në një dhomë dhe që mund të jetë i zhurmshëm sa njerëzit duhet të bërtasin për të dëgjuar njëri-tjetrin”, ka deklaruar ekspertja.
Bazuar në sugjerimet e ekspertes njerëzit të cilët nuk janë të vaksinuar duhet të hanë darkë në ambiente në natyrë.
“Nëse duhet të shkoni në hapësira të brendshme me persona të tjerë me status të panjohur vaksinimi, duhet të vendosni maskën dhe të kufizoni kohën tuaj në këto ambiente me rrezik më të lartë”, thotë Wen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta” – si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Izraeli nuk do të gjejë paqe pa themelimin e shtetit palestinez – thotë Erdogan

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës