LAJMI I FUNDIT:

A do të huazonit fytyrën një roboti  për 200 mijë dollarë? Kompania e njohur në kërkim të vullnetarit

A do të huazonit fytyrën një roboti  për 200 mijë dollarë? Kompania e njohur në kërkim të vullnetarit

Ideja që të huazoni fytyrën tuaj një roboti mund të tingëllojë si diçka nga filmat fantashkencë, por së shpejti mund të jetë realitet.

Prodhuesi i robotëve Promobot po kërkon fytyrë për robotin e ardhshëm humanoid, që do të përdoret nëpër hotele, qendra tregtare dhe aeroporte, e kjo synohet të arrihet deri më 2023, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani ofron 200 mijë dollarë një vullnetari, i cili duhet të jetë i gatshëm që të drejtën e përdorimit të fytyrës së tij ta merr Promobot.


Ky prodhues nga Nju Jorku, është i njohur për robotët humanoid. Robotët e kësaj kompanie tashmë përdoren në 43 shtete që punojnë si administratorë, promotorë, konsulentë dhe udhërrëfyes.

“Kompania jonë po zhvillon teknologjinë në fushën e identifikimit të fytyrës dhe zërit, navigimit autonom, inteligjencën artificiale dhe fushat tjera robotike”, thuhet në kumtesën e Promobotit.

“Nga viti 2019 në mënyrë aktive po prodhojmë dhe shpërndajmë robotët humanoid në treg. Klientët tonë të rinj duan të fillojnë projektin e ndryshimeve të mëdha, e sa i përket kësaj duhet të licencojnë pamjen e re të robotit për shmangur shkeljet ligjore. Në fushatën tonë më të re, kompani kërkon dikë me fytyrë miqësore që  do t’i shfrytëzohet te një robot humanoid”, thuhet ndër tjera.

Roboti është porositur nga një kompani e paemëruar amerikane, duke synuar ta përdorin nëpër aeroporte, qendra tregtare e objekte që shesin mallra me pakicë në Amerikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Kjo nuk është hera e parë që prodhuesi i robotëve të ofroj para të majme për fytyra të caktuara të njerëzve. Në vitin 2019, një kompani e paemëruar robotike ofroi një vullnetari 150 mijë euro për përdorimin e imazhit të tij. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Teknologji
YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Kalo në kategori