LAJMI I FUNDIT:

Të huajit kërkojnë zgjidhje, “Laramanët” do të bëjnë presion me protesta!

Të huajit kërkojnë zgjidhje, “Laramanët” do të bëjnë presion me protesta!

Ka përfunduar afati i “Revolucionit Laraman” drejtuar autoriteteve të vendit. Për nesër në ora 19 është paralajmëruar protestë masive para PSP, skenarin e të cilës demonstruesit nuk e bëjnë të ditur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Edhe pse ndjekja e demonstruesve vazhdon, qytetarët do ta marrin drejtësinë në duart e tyre. Institucionet të cilat duhet të na mbrojnë neve si qytetarë në fakt i mbrojnë vetëm kriminelët e partisë në pushtet. Nuk mund të ketë drejtësi në shtet, kur regjimi i ndjek ata të cilët luftojnë për liri, drejtësi dhe barazi, porosisin nga “Revolucioni Laraman“.

Në të njëjtën kohë intensifikohen porositë nga jashtë. Në një intervistë për Faktor, Michael Roth, funksionar i lartë në Berlini cili disa herë ka qenë në Shkup ka porositur se shteti nuk guxon ta pengojë drejtësinë.


„Institucionet në Maqedoni duhet të legjitimohen përmes zgjedhjeve demokratike të cilat i përmbushin standardet ndërkombëtare! Rruga nëpër të cilën do të niset vendi duhet të jetë rruga  qytetarëve të Maqedonisë. Që ky vullnet të mund të vijë në shprehje gjatë zgjedhjeve të ardhshme, duhet të krijohen parakushte të drejta për të gjithë partitë të cilët konkurrojnë“ thotë mes tjerash Rot në këtë intervistë.

Porositë e diplomatëve të huaj vijnë në të njëjtën kohë me paralajmërimin e PSP për ngritje të akuzave të reja.

Është e sigurt që java e ardhshme do të jetë “Laramane”. Udhëheqësit e protestave nuk paralajmërojnë se cilat do të jenë aktivitetet e tyre, por në paralajmërimin e tyre për protestat kërkohet masivitet dhe pa dëgjueshmëri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori