Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Seanca do të mbahet në orën 11:00 me një pikë të rendit të ditës.


Rendi i ditës:

Situata aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj - angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës këtë javë ka mbajtur tri seanca të jashtëzakonshme./Telegrafi/