Nga: Aurel Plasari
Mund të ketë mbetur nga tradita e mbledhjeve të lagjes të kohës së socializmit real, gjatë të cilave duhej të shpreheshin të gjithë dhe tanimë, athua se ajo traditë është trashëguar si lija, të gjithë japin mendime për historinë e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Makar të ishin mendime! Shprehen si teza, me siguri të plotë, madje edhe me njëfarë pezmatimi ndaj atyre që shkruajnë për historinë në fjalë pa i ditur tezat e tyre.
Kur pastroj kompjuterin, gjej edhe unë do të atilla në koshin e mbeturinave dhe doemos e kuptoj që, edhe pse më drejtohen mua, mua as më kanë lexuar, as më kanë dëgjuar. Të më kishin lexuar ose dëgjuar do të kishin nxënë përmendsh parimin e që e kam përsëritur në mënyrë figurative për ta kuptuar edhe shoferët e nderuar të taksive: “Historia punon me dokumente si motori i makinës me karburant”. Ndoshta kam harruar të shtoj që me ujë ky i fundit nuk punon.
Njëri: “Skënderbeu nuk ka luftuar për Arbërinë, por për Bizantin, ai donte të bëhej perandor i Bizantit”. Po dokumenti? Ku është? Se në ç’kafene e ka dëgjuar, kjo nuk paraqet ndonjë interes. Por, nuk më ka lexuar as mua dhe as z. Voltaire që tha: “Të kishin qenë Skënderbej perandorët grekë [bizantinë], Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”. Vlerësimi i z. Voltaire, për shembull, është i dokumentuar, fantazitë perandorake ende jo, le të presim.
Një i dytë: “Gjergji është me origjinë hebreje nga Kastriotët e Toledos dhe që janë hebrenj, gjak mbretëror i Davidit”. Dokumenti? As ia ka idenë se ç’do të thotë ta dokumentosh një pretendim të tillë.
Një i tretë: “Skënderbeu është sllav, nip i Branillo Kastriotit dhe kjo lexohet qartë në një dokument të vitit … (vitin nuk e di)”. Më në fund ky paska dokument, madje e paska lexuar, edhe pse nuk di të lexojë. Po të dinte, do ta lexonte sak dokumentin që përshkruan betimin e një dinasti (sllav) pushtues të Vlorës dhe të Kaninës, të viteve ’60 të shek. XIV, me rastin e bërjes së tij qytetar nderi i Raguzës në Raguzë në prani të dëshmitarëve që numërohen si vijon: “Prodan Vojvoda dhe Mikleushi, qefalija i Vlorës Branilo dhe qefalija i Kaninës Kastriot…”. Lexohet pra më se qartë që Kastrioti i këtij dokumenti është qefali i Kaninës, kurse Branilo qefali i Vlorës, dy funksionarë të ndryshëm. Leximin e gabuar, pa lidhësen “dhe” mes dy personave, e ka shkaktuar një historian i hershëm gjerman (Carl Hopf) dhe është qortuar qysh një shekull e ca më parë (1899). Përndryshe, për ta bërë njësh Branilon me Kastriotin, ku do ta fusim lidhësen “dhe”? Ky ishte “lexuesi” .
Një i katërt: “Nuk quhet Skënderbe, por Skanderbeg sepse….(vijon një tjerrje e gjatë)”. Halli që nuk përgjigjem. Pasi, po të përgjigjesha, do t’i rekomandoja t’u shkruajë një herë në inbox Naim Frashërit për Historinë e tij të Skënderbeut, Konicës, Nolit e me radhë dhe të më lërë, për në fund fare, mua.
Një i katërt: “Emri Vojsava është emri i së bijës së Gjergj Kastriotit dhe jo i gruas së tij, por të gjithë historianët këtë e falsifikojnë për t’ia fshehur të bijën”. Nuk po e komentoj. Është natë dhe e di që do të më rekomandonit të mos rrëmoj ndër mbeturinat e koshit përkatës.
I citova pothuaj tekstualisht dhe them “pothuaj” sepse të gjithë këta diturakë – të gjithë! – e shkruajnë shqipen jo me 36 shkronja, sa ka alfabeti i gjuhës shqipe, por me 34. Ah, se desh harrova. Njëri syresh na mëson edhe diçka që nuk e paskëshim ditur: që në kohën e Skënderbeut shqipja ishte gjuhë që e fliste e gjithë Europa dhe Barleti ka gabuar që Historinë e tij e ka shkruar … latinisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Udhëtim nëpër fjalorin e Kosovës
Një titull për një foto të Idromenos
Letra e Enver Hadrit e vitit 1976, drejtuar dajës së tij Said Kryeziu
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025