Steroidet janë produkte sintetike të bëra nga hormoni mashkullor – testosteroni

Përgjigjja përse disa meshkuj i përdorin është në atë që në mënyrë artificiale të përshpejtojnë rritjen e indeve qelizore në muskuj, dhe ata bëhen më të mëdhenj dhe më të fuqishëm.


Mirëpo, ekziston edhe ana tjetër e medaljes!

Ekspertët, krahas anëve pozitive, domethënë rritjes së masës muskulore, kanë zbuluar edhe anët e dëmshme.

Disa meshkuj të cilët kanë marrë steroide janë ballafaquar me akne të shumta, aq më shumë në shpinë, me probleme me gjumin, prostatën, tretjen, humbjen e flokëve, rritjen e shtypjes së gjakut, rritjen e kolesterinës dhe me efektet më të rrezikshme anësore – ato janë zvogëlimi i organit gjenital, simbolit më të madh të maskulitetit.

Një studim amerikan ka zbuluar që te disa meshkuj organet gjenitale janë zvogëluar, gjë që është lidhur drejtpërdrejt me rënien e libidosë dhe të prodhimit shumë të ulët të spermatozoideve. Ndërsa problemet me prostatën dhe me disfunksionin erektil kanë qenë vetëm simptoma shoqëruese.

mag15 phallo 04 videoSixteenByNine3000 scaled

Ekspertët gjithashtu kanë konstatuar që te 90% e meshkujve të intervistuar është shfaqur steriliteti.

FDA paralajmëron se rreziku i dëmtimit të mëlçisë është i lidhur me përdorimin e steroideve anabolike dhe steroideve sintetike të ngjashme me anabolikët.

Produktet në treg si shtesa që përmbajnë steroide anabolike janë një rrezik i vërtetë për përdoruesit.

Prandaj, përpara se të përdorni steroide (përmes injeksioneve, pilulave ose përgatitjeve të tjera), bisedoni me mjekun tuaj dhe nëse i përdorni tashmë, përpiquni t'i reduktoni ose të konsumoni sasi të mëdha uji për të eliminuar efektet e tyre negative nga trupi. /Telegrafi/