Është e pashmangshme për pronarët e makinave servisimi i automjetit të tyre, kurdo që kjo është e nevojshme, qoftë për shkak të ndërrimit të stinëve (sidomos dimrit) apo për shkak të nevojës dhe kohës që e ka vetura për servisim.
E kur vjen kjo kohë, ata ballafaqohen me vendimin se ku duhet të kryhet shërbimi i nevojshëm i servisimit – tek përfaqësuesi dhe sallonet zyrtare të brendit të makinës apo tek ndonjë punëtori apo dyqan lokal për riparimin e veturave. Në këtë artikull, ne do të përqendrohemi tek përfitimet që i merr pronari i makinës nëse vendosë që servisimin e veturës ta bëjë tek përfaqësuesi zyrtar i markës së makinës.
Në fakt, në këtë artikull do ta vlerësojmë dobinë që e merr pronari i cilitdo model të Renault nëqoftëse i njëjti e servison makinën e tij tek AutoMita, përfaqësuesi zyrtar i markave të Renault, Nissan dhe Dacia për Kosovë.
Edhe para fillimit të këtij dimri, AutoMita ka ofertën më të mirë për servisimin e veturave tuaja, duke përfshirë zbritjet e mëdha për servisim të rregullt, fshesa të xhamave, disk-pllaka të frenimit, antifriz, akumulator si dhe kontrollat dimërore falas. Për secilën nga këto nevoja që mund të ketë nevojë vetura juaj këtë dimër, në AutoMita përpos zbritjeve, pagesa mund të bëhet deri në 6 këste, pa kamatë, me bankën TEB, përkatësisht StarCard.
Por ndaras nga oferta sezonale në AutoMita, mëposhtë ne do t’i listojmë edhe shumë dobi tjera që ju i merrni, nëse vendosni që servisimin e veturës tuaj ta bëni në sallonin e autorizuar / përfaqësuesin zyrtar të brendit të veturës tuaj, në krahasim me punëtoritë lokale për riparimin e veturave tuaja.
Një nga përparësitë më të mëdha të servisimit të një modeli të Renault tek salloni i AutoMita fillon menjëherë pasi pronari i makinës hyn në ambientet e Automita, shërbimi i të cilit vërehen ende pa hyrë në pjesën e servisit.
Për të tre brendet lidere të tregut botëror që përfaqëson Automita, kompania punëson teknikë që janë të specializuar për të punuar në linjën e veçantë të markave Renault, Nissan dhe Dacia. Ata janë prodhues të trajnuar dhe, në shumicën e rasteve, punojnë vetëm me këto tre lloje të markave dhe makinave që ata i shesin zyrtarisht në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë.
Specialistët e trajnuar në AutoMita që ofrohen vetëm nga shitësi i autorizuar i tre prodhuesve, nuk përfshijnë vetëm teknikët dhe mekanikët e veturave tuaja Renault, Nissan apo Dacia, sepse në grupin e ekspertëve janë edhe menaxherët e shitjes dhe shërbimeve mbështetëse, këshilltarët e gjitha llojeve të veturave dhe stafi mbështetës, që ofrojnë garanci të shtuar për veturën që ju e servisoni. Kjo do të thotë që stafi në AutoMita kanë njohuri të detajuara për gjitha veturat e Renault, Nissan dhe Dacia dhe ju ofrojnë ndihmë këshilla shtesë se si dhe kur duhet të bëni riparimet e nevojshme në veturën tuaj.
Kjo njohuri dhe ekspertizë është jashtëzakonisht e vlefshme që ju ofrohet poashtu vjen me kosto të ngjashme e në disa raste edhe më të ulëta sesa që mund ta gjeni tek mekanikët lokal që i keni afër shtëpisë.
Një përparësi tjetër është marrëdhënia që ju e ndërtoni me servisin e autorizuar. Duke patur një automjet të servisuar rregullisht në AutoMita, ju ia mundësoni servisit tuaj të autorizuar që ata ta kenë një pasqyrë të plotë për veturën tuaj, dhe një histori të punës së veturës tuaj. AutoMita ruan të dhënat e secilit automjet individual, të cilin mund ta aktivizojnë pak sekonda pasiqë ju të jeni në servisin e tyre. Me këtë ju kurseni edhe kohën edhe paratë, por edhe e bëni diagnostifikimin e plotë të veturës tuaj, pa pasur nevojë të bleni pjesë të cilat nuk kanë nevojë të riparohen për veturën tuaj. Ndërsa, nëse vetura juaj është ende nën garancion nga AutoMita si shitës i veturës, atëherë gjërat janë shumëfish më të lehta për ju.
Së fundi, AutoMita gjithashtu u ofron gjithë klientëve të saj vetëm pjesë dhe pajisje origjinale nga prodhuesi, në këtë rast, Renault, Nissan apo Dacia për riparime të automjetit tuaj dhe kjo ju jep juve një garanci shtesë për funksionimin e plotë të veturës tuaj, pa asnjë problem.
Këto përaprësi i nxjerrin në pah disa nga dobitë që ju i merrni kur vendosni ta servisoni veturën tuaj tek përfaqësuesi zyrtar i veturës tuaj – që në këtë rast është AutoMita, lider i tregut Kosovar për shitjen e veturave të reja, të cilat ofrojnë deri në 7 vjet garancion dhe shumë mundësi dhe karakteristika tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Si të hiqni ndërruesin nga shpejtësia dhe ta vendosni në neutral në një Ferrari SF90?

Përbindëshi i deteve - ky është transportuesi më i madh në botë i automjeteve

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja