Nga interneti tek rrjetet sociale, jetojmë në epokën e lajmeve të rreme. Mbrojtja nga informacioni i pabesueshëm është e mundur. Ja një xhiro përreth botës, nëpër faqet dhe blogjet që u kanë rezistuar rrenave.
Në Suedi, për të shpëtuar një kotele të ngecur në një çati u vunë në punë 25 zjarrfikës, me tri shkallët dhe dy pompa, gjatë një aksioni spektakolar. Mashtrim apo e vërtetë? Mashtrim: bëhet fjalë për një shembull banal, simbolik të lajmeve të rreme, të sajuara për të tërhequr vëmendjen. Dhe një numër klikimesh, kur qarkullojnë në internet.
Online, në fakt, lajme të rreme ka shumë. Dhe nga të gjitha llojet. Aq shumë, sa që ka shpërthyer në të gjithë botën një kauzë, që mbush faqet e gazetave prej disa kohësh, zë agjendat e parlamenteve dhe qeverive (me propozime të ndryshme për të mbrojtur informacionin e mirë) dhe zgjedhjet strategjike të gjigantëve të hi-tech (Facebook ka krijuar një departament ad hoc). Nuk ka asnjë dyshim se në internet rreziku i tërheqjes nga burimi i gabuar është amplifikuar. Por nuk duhet të dekurajohemi: informacioni i mirë, i saktë, etik, korrekt në internet ekziston. Dhe jo vetëm në titujt e gazetave historike, të njohura universalisht si faqe me reputacion. Ja ku mund të gjeni lajme, pa patur frikë se po ju mashtrojnë.
EVROPA
“Për të qenë të përditësuar me çështjet evropiane, duhet të mbështeteni kryesisht në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian”, thotë Virgilio Dastoli, President i Këshillit italian të Lëvizjes Evropiane. Shumë të dobishme janë redaksia e Komisionit Evropian dhe e BE, si dhe ajo audio-vizuale e Parlamentit Evropian.
“Interesante dhe të besueshme janë edhe faqet e think tank-eve dhe fondacioneve europeiste, të tilla si bruegel.org, robertschuman.eu dhe delorsinstitute.eu. Të mos harrojmë agenceeurope.com, një agjenci e pavarur e specializuar në lajme në lidhje me BE-në, dhe statewatch.org, një grup jofitimprurës që publikon edhe dokumenta konfidenciale”.
SHTETET E BASHKUARA
“Ndër burimet më të konsultuara është fivethirtyeight.com”, thotë Matteo Muzio, PhD në Histori Bashkëkohore në Universitetin e Genoas dhe ekspert i SHBA. Autori i blogut, i cili bazohet kryesisht në Big Data dhe merret me analiza, nga një pikëpamje statistikore, është Nate Silver. Të famshme janë parashikimet e tij për rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse kujton Muzio, “i plasi në fytyrë parashikimi për Trump (nxorri Hillary fituese me 71.4% të votave). Në qoftë se duam të thellohemi për politikën kombëtare dhe atë të shteteve të caktuara, është politico.com dhe thehill.com. Shumë e dobishme është edhe realclearpolitics.org, e cila është grumbullues i madh lajmesh”.
LINDJA E MESME
“Në këtë zonë”, kujton Nathalie Tocci, drejtore e IAI, Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare “ka vende ku është ende e vështirë për të bërë gazetari dhe nxjerrë informacion të saktë. Për këtë ju duhet të mbështeteni në burime shumë të ndryshme”. Tocci këshillon të informohemi nga jadaliyya.com, faqe interneti e krijuar nga Instituti për Studime Arabe, apo portale si al-monitor.com, middleeasteye.net ose joshualandis.com, blog personal i drejtorit të Qendrës së Studimeve të Lindjes së Mesme, në Universitetin e Oklahomas.
EKONOMIA
Edhe në fushën e Ekonomisë, burimet janë të ndryshme. Raul Caruso, Profesor i Ekonomisë në Universitetin Katolik të Milanos, së pari këshillon qendrat kërkimore. “Një nga më të rëndësishmet është Fondacioni Cowles për Studime në Ekonomi nga Universiteti Yale. Pastaj është Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, ERC dhe ETUC, Qendra për Studime ekonomike etj”. Për informacion më pak teknik mund të konsultohen nakedcapitalism.com dhe freakonomics.com, që përqëndrohet në ekonominë e aplikuar për shumë fusha të ndryshme.
KULTURA DHE LETËRSIA
Në mesin e adresave të para që këshillon Paola Dubini, e cila deri në vitin 2016 ka qenë drejtore e programit të diplomimit në Ekonomi, për artet, kulturën dhe komunikimit në Universitetin Bocconi në Milano, është doppiozero.com (me të cilën bashkëpunojnë mbi 900 autorë, shkrimtarë, kritikë, gazetarë dhe studiues) dhe che-fare.com. “Përsa i përket specifikisht letërsisë, është brainpickings.org shumë e vlefshme, blogu i Maria Popovas: shkrimtare dhe ish-gazetare e Wired, The Atlantic dhe Nieman Journalism Lab”.
USHQIMI
“Për çështje si kjo është e rëndësishme që të mbështeteni në faqet e internetit institucionale”, thotë Andrea Ghiselli, President i SISA (Shoqëria Italiane e Shkencave të Ushqimit). Ai jep emrat e: EFSA (Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit), Ministria e Shëndetësisë, OBSH dhe FAO. “Pastaj është dhe faqja e Universitetit të Harvardit, e cila është një nga më të rëndësishmet në botë”. Giovanni Migliaccio, menaxher i ILSH, gjithashtu rekomandon european-nutrition.org, seksionin “living healthy” të faqes WebMD.com etj.
SHËNDETI
Sipas Valter Ricciardi, president i Institutit të Lartë të Shëndetit, një nga faqet më të mira në botë për informacione shkencore, është ajo e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Anglez (nhs.uk), e cila ka një seksion të dedikuar për lajmet. Në Itali, në lidhje me vaksinat, Ricciardi rekomandon vaccinarsi.org, dhe shëndetin në përgjithësi, në faqen ILSH, dhe faqen e Facebook të Profesor Roberto Burioni, e ndjekur nga më shumë se 200 mijë njerëz.
Natyrisht, këto janë vetëm disa prej faqeve për t’u konsultuar, pa patur frikën e lajmeve të rreme. Duke kujtuar se problemi i informacionit, i besueshëm apo jo, mbetet shpesh i lidhur me besimin: mbi të gjitha nëse flitet për rrjete sociale. “Atje, rreziku i rrenave shtohet”, shpjegon Piermarco Aroldi, drejtor i Qendrës së kërkimeve mbi mediat dhe komunikimin në Universitetin Katolik të Milanos. “Në disa aspekte, ka një rikthim në epokën para lindjes së mediave të mëdha, ku besimi personal dhe marrëdhënia mes të barabartëve bënte që të mos dalloje dot mes lajmeve, thashethemeve dhe zërave”. /La Repubblica – bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe