Ndonëse ministrja e Drejtësisë insiston se brenda fushatës për parandalimin e dhunës në familje, do të nis të funksionalizuara sistemi i mbikëqyrjes elektronike të personave të dyshuar për vepra penale, këtë aktivitet nuk e ka paraparë në agjendë. Shoqëria civile hedh kritika për këtë, duke thënë se nuk duhet pritur fushata për të zbatuar një ligj që është në fuqi tash e 9 vite.
Që nga viti 2015, Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, ka mbetur vetëm në sirtar të ministrive.
Gati 9 vite pas, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu thotë se ky ligj pritet të nisë së zbatuari para përfundimit të këtij viti. Ajo tha se synojnë të e funksionalizojnë brenda fushatës 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
“Gjatë këtyre ditëve ne presim që të lansojmë edhe mbikëqyrjen elektronike ligj që ka hyrë në fuqi, që nga 2016 por fatkeqësisht nuk ka pasur vullnet për zbatimin e tij”, ka theksuar Haxhiu.
Haxhiu thotë se janë duke pritur që Policinë e Kosovës e Shërbimin Korrektues, për të përfunduar të gjitha trajnimet e nevojshme, por nuk tregoi se në cilën ditë të fushatës do të ndodhë lansimi i këtij sistemi.
“Kemi kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të zbatojë dhe qeveria ka nxjerrë buxhetin për këtë, dhe qeveria ka nxjerr buxhetin, është nënshkruar kontrata që fillimisht kishte dështuar për shkak të një procedure, unë nuk mund të jap më shumë detaje se procesi ka qenë konfidencial, por është mirë se së fundmi kemi arritur, që të nënshkruaj kontratën, pas nënshkrimit pritet trajnimi i stafit, dhe policia është përgjegjëse për mbikqyrjen, sipas ligjit, dhe tash sipas informacioneve që kemi ata po trajtohen, dhe pritet që në kuadër të 16 ditëve të lansohet”, ka deklaruar Haxhiu.
Ndërkohë që Arrita Rezniqi, hulumtuese në IKD, thotë se nuk duhet pritur fushata për të funksionalizuar një sistem kaq të rëndësishëm që do të ndikonte në parandalimin e rasteve të dhunës në familje.
“Çështja e hallkave elektronike është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë e grave në Kosovë, e sidomos për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore dhe është shumë e rëndësishme të realizohet zbatimi i këtij ligji sa më herët, nuk duhet të priten as fushata të caktuara as periudha të caktuara, që ligji është në fuqi qe më shumë se 9 vjet dhe moszbatimi i tij i sjell dëm të madhë grave në Kosovë”, ka deklaruar Rezniqi.
Në kalendarin e aktiviteteve për 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, nuk është e paraparë lansimi i një sistemi të tillë.
Të rralla nuk kanë qenë rastet në Kosovë, kur viktimat e dhunës në familje kanë përfunduar të vrara, nga partnerët e tyre.
Sipas një raporti të fundit të UN Women mbi femicidin, shtëpia vlerësohet vendi më i rrezikshëm për gratë. Nga 85 mijë gratë e vrara nga burrat në 2023-n, 60 për qind janë vrarë nga partneri ose familjarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?