LAJMI I FUNDIT:

Do të forcohet kontrolli doganor për prodhimet dhe mjetet bujqësore që hyjnë në Maqedoni

Do të forcohet kontrolli doganor për prodhimet dhe mjetet bujqësore që hyjnë në Maqedoni

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë dhe Inspektoriati shtetëror për bujqësi e kanë përforucar bashkëpunimin dhe bashkërendimin e tyre në sferën e kontrollit të prodhimeve bujqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur Drejtoria e Doganave, kjo është rregulluar me nënshkrimin e një Memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet të dy palëve të lartëpërmendura.

Memorandumi mes tjerash përfshinë shkëmbim informacionesh në drejtim të kontrollit të papenguar, të rregullt dhe të sigurtë të prodhimeve bujqësore dhe mjeteve e instrumenteve tjera, prodhimet për mbrojtjen e fidaneve, plehrat, biostimuluesit, farave për mbjellje, etj./Telegrafi/