E enjtja do të jetë dita kur Gjykata Kushtetuese do të shpallë vendimin lidhur me ligjin e Vetting-ut, pas përgjigjes së marrë nga Komisioni i Venecias për ankimimin e saj.
Data 22 dhjetor është caktuar në mbledhjen e trupës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, mbajtur këtë të hënë me dyer të mbyllura.
Përgjigjja e Venecias u dërgua në rrugë elektronike menjëherë sapo kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja pohoi se materiali ishte kërkuar zyrtarisht dhe se pas disa komunikimeve ishte marrë një përgjigje se kishte një problem teknik.
Aktualisht ligji i Vetting-ut është i pezulluar nga Kushtetuesja, pas padisë së Partisë Demokratike, që e konsideronte ligjin për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve anti-kushtetues.
Por opinioni i Venencias, i dërguar një javë më parë, hidhte poshtë pretendimet e partisë më të madhe të opozitës sa i takonte konfliktit të interesit dhe përfshirjes në zbatimin e vetting-ut të institucioneve në vartësi të qeverisë.
Opinioni i Komisionit të Venecias
Në lidhje me çështjen e konfliktit të interesit dhe skualifikimin e mundshëm të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias nënvizon se të gjithë gjykatësit kushtetues, sipas Kushtetutës dhe ligjit të Vettingut, do të jenë subjekt i ligjit të Vettingut që siguron rivlerësimin e çdo gjykatësi në Shqipëri, përfshi gjykatësit e Kushtetueses.
Ndaj,konflikti i mundshëm i interesit mund të ndikojë këtë pozicion, jo vetëm për një ose disa gjykatës, por për të gjithë gjykatësit të Kushtetueses. Për pasojë, skualifikimi i gjykatësve të Kushtetueses për shkak të ekzistencës së konfliktit të interesit do të rezultonte në përjashtimin total të mundësisë së rishikimit juridik të ligjit të Vettingut në kuadër të Kushtetutës. Kjo do të minojë garancitë që ofron një rishikim funksional juridik legjislacionit. Kjo situatë mund të konsiderohet nga Gjykata Kushtetuese si një “rrethanë e jashtëzakonshme”, gjë që mund të kërkojë devijimin nga parimi i skualifikimit në mënyrë që të shmanget mohimi i drejtësisë.
Sa i përket përfshirjes së organeve që konsiderohen si nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv gjatë procesit të rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve në lidhje me parimin e pavarësisë së gjyqësorit, analiza e tekstit të ligjit të Vettingut tregon se pavarësisht përfshirjes së Drejtorisë së Informacionit të Kualifikuar apo Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurisë në procesin hetues dhe kërkimet fillestare për prova, vlerësimi i informacioneve të mbledhura prej tyre i mbetet komisionit të pavarur dhe Dhomës së Apelit, e cila zotëron të dy karakteristikat e një trupi juridik dhe pushtetin, të verifikojë veten dhe provat e mbledhura nga organet ekzekutive. Mbi këtë bazë, mund të dilet në përfundimin se, sistemi i ngritur nga ligji i Vettingut si i tillë nuk duket të çojë deri në ndërhyrje me pushtetet gjyqësore.
Sa i përket mungesës së mundësisë për gjyqtarë dhe prokurorë që i nënshtrohen procesit të verifikimit për të sfiduar vendimet e dhëna nga institucionet e rivlerësimit para gjykatave vendore, si në kundërshtim me nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venecias konsideron se përgjigja për këtë pyetje varet nga kualifikimi i Dhomës së Apelit se dhe ligji i Vettingut. Për Komisionin e Venecias, këto tekste ligjore sigurojnë elemente të mjaftueshme në mënyrë që të arrijnë në përfundimin se Dhoma e Apelit mund të konsiderohet si një Juridiksion i specializuar, i cili paraqet garancitë gjyqësore të personave të prekur nga procedura e verifikimit. Të drejtat dhe garancitë e përfshira në fushën legjislative dhe kushtetuese shihen si të gjera.
Nëse dispozitat e ligjit në lidhje me vlerësimin e së kaluarës janë në kundërshtim me nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo jo, duhet të merret parasysh se ky vlerësimi ka për qëllim të verifikoje deklaratat e gjykatësve dhe prokurorëve të cilët po vlerësohen me qëllim që të përcaktoje nëse ata kanë pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
Si i tillë, ky është një synim legjitim në përputhje me paragrafin 2 të nenit 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (në interes të sigurisë kombëtare, sigurisë publike, parandalimin e trazirave apo krimeve ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve).
Komisioni i Venecias e konsideron të domosdoshme nëse grupi i punës i cili ka një rol kryesor në vlerësim është i përbërë kryesisht nga personeli i sigurisë, me funksione nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve të ri-vlerësimit dhe se i gjithë materiali përkatës është vënë në dispozicion para grupit të punës. Komisioni i Venecias është i mendimit se ndërsa vlerësimi i së kaluarës është padyshim imponues, nuk mund domosdoshmërisht të shihet si një ndërhyrje të pajustifikueshme në jetën private ose familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kundërshtim me nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. /Top Channel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi