Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të parën për këtë sesion, përcaktoi agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.
Kështu, nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 20 janar 2022, në të cilën pritet të shqyrtohen disa projektligje, të zhvillohet një debat, si dhe të shqyrtohen çështje të tjera të përcaktuara në rend të ditës.
“Seanca do të fillojë me deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare. Në vazhdim të seancës, deputetët do të debatojnë lidhur me ngritjen e çmimeve. Pas debatit, Kuvendi do të hyjë në pjesën e shqyrtimit të projektligjeve.
Fillimisht, pritet të shqyrtohet Projektligji nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, për të vijuar më tej me shqyrtimin e dytë të tri projektligjeve: Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale, si dhe Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar”, thuhet në njoftim.
Seanca pritet të vazhdojë me shqyrtimin e parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, për t’u përmbyllur me shqyrtimin e Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.
Pas përfundimit të kësaj seance, do të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021. Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë