FBoxK në bashkëpunim me klubin e boksit Drenasi të dielën do të organizojnë turneun e boksit “Rasim Kiçina”.

Sipas FBoxK-së në këtë turne do të marrin pjesë boksierët e të gjitha grup-moshave dhe klubeve të cilat janë të regjistruar në FBoxK.


Në këtë turne janë në program të zhvillohen 16 duele, ku pritet boks cilësor.

Ndërkaq, drejtësinë në këtë turne do ta ndajnë Latif Demolli (kryesor), Agim Shala, Agim Tahiraj, Rasim Rrustemi dhe Safet Sylka, kurse, delegat do të jetë Sylejman Voca.
 

telegrafi sport app