LAJMI I FUNDIT:

Të dielën rrethi i tretë i zgjedhjeve në Çair

Të dielën rrethi i tretë i zgjedhjeve në Çair

Të dielën do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair.

Shkelja ishte raportuar nga Lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se në kutinë e votimit ndodhej një fletëvotim më tepër nga numri i personave që kishin nënshkruar në listës zgjedhore, njofton Alsat-M.

Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164 persona ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu 98 persona.


Duke marrë parasysh numrin e lartë të votuesve në këtë vendvotim, mund të rrezikohet fitorja e Visar Ganiut për kryetar të Komunës së Çairit. Ndikimin në rezultatin paraprak e mori për bazë edhe vetë KSHZ-ja në mbledhjen kur edhe u vendos të shkohet në rivotim.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në komunën e Çairit, fitues i zgjedhjeve ishte Visar Ganiu nga BDI-ja i cili arriti të grumbullojë gjithsej 13.916 vota kundrejt Zeqirija Ibrahimit nga Lëvizja Besa, i cili afiti të grumbulloj 13.707 vota.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori