Manchester United fitoi 3-0 përball Brentfordit ditën e djeshme në Ligën Premier, rezultat ky qe e pozicionoi skuadrën e djajve në vendin e gjashtë, ndërsa për sezonin e ardhshëm nuk është kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Por, para se të zhvillohet kjo sfidë, tifozët e skuadrës vendase kanë sulmuar tifozët miq, teksa të dyja palët më pas janë përfshirë në një sherr.


Kjo ishte ndeshja e fundit e United në shtëpi këtë sezon dhe më shumë protesta kundër familjes Glazer, që zotëron klubin, ishin planifikuar për ndeshjen, por përplasja filloi më herët, kur disa tifozë vendas u vërsulën drejt hyrjes së vizitorëve.

Sipas “Daily Mail”, ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme, me tifozët e United që bërtisnin ofendime të ndryshme ndaj Glazers, gjë që tregon se zhgënjimi ndaj klubit përfundoi duke u drejtuar ndaj mbështetësve të kundërshtarit.

Familja Glazers nuk dëshiron të heq dorë nga klubi, përkundër protestave të tifozëve dhe investimet e tyre nuk mungojnë, por nuk janë të qëlluara. /Telegrafi/

telegrafi sport app