U mbajt takimi që ka për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm të mundësive të bashkëpunimit të biznesit kosovar dhe atij slloven, si dhe mundësive e të bërë biznes në vendet evropiane.

Për këtë takim janë angazhuar ekspertë të ndërmarrësisë dhe promovimit: Denis Gafuri dhe Bajram Fusha, nën mbështetje të zyrtarëve të Doganës së Kosovës dhe zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.


Takimi u mbajt në kuadër të aktiviteteve të Klubit Slloven të Bizneseve (EAC Slovenian Business Club) me qëllim të informimit dhe përgatitjes së bizneseve kosovare për tregjet evropiane.

Spirit

“Klubi qëllim ka ofrimin e mundësive të bashkëpunimit të bizneseve kosovare me ato sllovene, ndërtimin e rrjetit të bashkëpunimit mes tyre, ndërtimin e infrastrukturës së bashkëpunimit dhe lehtësimit të tij, organizimit të takimeve, konferencave, vizitave studimore, panaireve, organizimit të takimeve B2B, gjetjen e perfaqësuesve dhe partnerëve etj. Të gjitha këto për të ndikuar në zhvillimin e ekonomisë dhe kreativitetit të ndërmarrësve në Kosovë”, thotë Bajram Fusha, drejtor i EAC Slovenian Business Club.

Den2

Takimet dhe aktivitetet e Klubit të biznesit do te intensifikohen edhe më shumë në ditët në vijim.

“Çdo ditë e më shumë është duke u shtuar interesimi për t’u futur në këtë rrjet aktiv të ndërmarrësve kosovarë dhe atyre sllovenë, kështu që do jemi si pikë referuese e zhvillimeve kreative të të bërit biznes me partnerë evropianë”, thotë ai. “Gjithashtu, ju ofrojmë mundësinë për kyçje në këtë rrjet të gjitha bizneseve që kanë interesa për bashkëpunim me vendet e rajonit (info: në www.eac-ks.eu)”!

Ky ndërtim i bashkëpunimit përkrahet nga “SPIRIT”, agjencion i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë së Sllovenisë. /Telegrafi/