LAJMI I FUNDIT:

Të bëhesh e pasur, mjafton mendimi

Të bëhesh e pasur, mjafton mendimi

Nuk të propozojmë asnjë formulë magjike. Për të pasur një llogari me katër zero ka një rrugë të tretë (më praktike): ajo që harxhon energjinë e mendjes tënde. Përqendrohu dhe para, para, para!

Jemi duke folur se si mund të martohemi me një të pasur. Për t’u bërë e pasur dhe të shijosh jetën ke vetëm një mundësi, d.m.th të bësh një martesë të pjekur – mesazhi i Marilyn Monroe. Beso konceptin që më e mira e një burri janë kartat e kreditit, ka thënë kështu Madonna. Por, ne preferojmë të mendojmë që, për të vënë mënjanë një grumbull parash, nuk është e nevojshme të betohesh për dashuri të përjetshme, dhe as t’i sigurosh përkushtimin të plotë një tregtari duke e dalë për darkë me të një herë në muaj.
Pra, të merresh me financat tuaja është një gjë që mund ta bësh shumë mirë vetë. Hilja është e thjeshtë: mjafton të ndryshosh mënyrën e të menduarit. Në qoftë se vazhdon të besosh se nuk ia ke idenë parasë, nuk do ecësh dot më lart. Por, në qoftë se përqendrohesh në mendimin pozitiv (duke menduar p.sh që meriton më shumë se ç’ke fituar), je në rrugën e drejtë. Në fund të fundit është vetëm një mënyrë e të stërviturit. Është eksperimentuar që mendimet e tua prodhojnë energji. Fillo, pra, të heqësh dorë nga këto 5 mënyra të sjelljes femërore.

"Paraja nuk më intereson. Në jetë ka gjëra më të rëndësishme!
‘Përveç luleve në pranverë gjëja që të ka bërë gjithmonë alergji ka qenë matematika. Jo pa qëllim, që nga koha e pagës së parë, ke zhvilluar një mosinteresim në lidhje me paranë. Por ka raste që mbetesh pa asnjë cent në xhep dhe je e detyruar t’i kërkosh borxh mikes tënde më të mirë, ose pasi ke vënë mënjanë lekët e qirasë, harron t’ia japësh të zotit të shtëpisë dhe po të mos ishte motra jote që të ruan ai do të të kishte përzënë. Ti në të vërtetë jeton mirë duke ia ngarkuar të tjerëve detyrat e tua praktike. Por a ke menduar ndonjëherë se ky mos interesimi jot mund të fshehë ndonjë frikë të vogël ose pasiguri?


Sipas ekspertëve paratë janë të lidhura me emocione të thella për të cilat jemi të pandërgjegjshëm. Mendo p.sh për atë mikën tënde që nuk del kurrë nga shtëpia nëqoftëse nuk është perfekte nga koka deri tek këmbët. Ndoshta nuk e bën që të ndjehet mirë, por që të pëlqehet nga të tjerët. Po kushëriri yt që e urren punën e tij por nuk e lë: ka vërtetë nevojë për atë rrogë me tri zero, ose i nevojitet për t’u ndjerë i rëndësishëm?
Disa njerëz kanë një raport jo shumë të mirë me paranë, ndoshta për shkak të situatës që mund të ketë kaluar apo për shkak të edukatës që ka marrë. Është thelbësore, pra, të shikosh brenda vetes dhe të kuptosh çfarë vlere ka leku për ty: janë shenjë sigurie, kompensojnë zhgënjimet, të bën të ndjehesh më e fortë?

Këto reflektime do të të bëjnë të njohësh veten e të shpenzosh në mënyrën e duhur. Ky është hapi i parë për të ngritur nivelin financiar. Mendo momentet e veçanta. Mundohu të të pranosh idenë se paraja është pjesë e rëndësishme e jetës tënde (do apo s’do ti). Numëro 10 gjëra më të rëndësishme që ke bërë në jetën tënde: një natë me të dashurin, pushime etj. Në anë të çdo gjëje shëno se sa ke shpenzuar për to realizuar dhe do të bindesh që shija e jetës është shumë e lidhur me mundësinë ekonomike. Pra, të kujdesesh për aq sa ke në bankë ka avantazhe precize.

‘Nuk do të jem kurrë e aftë të rrish buxhetin tim. Dhe as ta ruaj’
Për të pasur para është e rëndësishme të besosh në vetvete dhe në aftësitë e tua. E rëndësishme është ajo që ti mendon për veten për të jetuar me më shumë para. Në qoftë se mendimet e tua do të jenë të pasura, do të jenë edhe fjalët edhe veprimet që do të pasojnë. Marrim një shembull: Shefi jot ka mundësi të japi 3 rroga shpërblim. Në zyrë jemi 4 vetë. Ti menjëherë mendon: ‘Mua nuk do më japi’ dhe as e merr mundimin të shkosh ta pyesësh. Ndërsa kolegët e tu, po. Kush mendon se ka më shumë shanse? Mos u dramatizo. Madje, kap rastin për të filluar të ndryshosh. Përsërit me vete: ‘Meritoj më shumë. Meritoj të kem më shumë para’. Është një ushtrim që do të të ndihmojë për të kuptuar se ti vlen. Dhe mund të fitosh çdo gjë. Një nga gjërat e para që duhet të bllokosh janë ato që quhen ‘mendime varfërie’. Si t’i njohim? Kur mendon që ‘nuk do bësh kurrë një investim të mirë’, pyet menjëherë veten:

"Dua që kjo të realizohet?" Përgjigja, me siguri do të jetë: ‘Jo, çfarë budallallëku, e kush mund të dojë një gjë të tillë?’ Mirë: është prova, që bëhet fjalë për një ide negative, e cila duhet riformuluar në pozitive. P.sh duhet thënë: ‘Pak nga pak po mësoj se si investohet’. Sigurisht, nëse banka të telefonon për të paralajmëruar që paratë kanë mbaruar, mund të ndihesh e shqetësuar. Por mund të gjesh besimin duke menduar të gjithë ato herë që ke qenë një shpenzuese e mirë. Mendo si je ndjerë atëherë kur ke blerë gjithë ato gjëra. Përqendrohu tek të gjitha ato ndjesi pozitive dhe do gjesh burimet e humbura.

‘Puna, i fejuari, jam shumë e zënë për t’u marrë në financat’
Ato që të duken shumë humbje kohe, mund të të ndihmojnë që të kursesh. Kushtoji vetes një orë kohë në muaj dhe fillo nga pastrimi i shtëpisë. Kërko në xhepat e pantallonave, xhaketave, zbraze çantën, kërko në çdo dhomë për monedha të hedhura. Mblidhi dhe numëroi edhe pse janë pak do kontribuojnë në llogarinë tënde. Pastaj grumbullo të gjitha taksat, faturat dhe lexoi të gjitha. Ndaj ato që duhet të paguash. Nesër në mëngjes përpara se të shkosh në zyrë, kalo nga banka apo nga posta. Kjo punë zgjat vetëm 15 minuta në javë. Dhe pak nga pak do mësosh të lexosh taksat sapo të vijnë. Kështu do kesh ide të qarta mbi financat tuaja.

‘Nëse do programoj shpenzimet dhe kursimet nuk do jenë më e lirë të bëj atë që dua’
Je e bindur që të shkruash gjithçka në letër kur ke mundësi të harxhosh është si një lloj dënimi? Përse duhet të refuzosh atë të drejtë që ti ke për të shpenzuar? Në të vërtetë, je ti ajo që vendos gjithnjë për lekët e tua. Nganjëherë ndodh që nuk dimë përse shpenzojnë dhe përse blejmë. Por nëse përpiqesh të kërkosh të gjesh se cilat janë dëshirat tuaja të vërteta do shpenzosh në mënyrë më të ndërgjegjshme. Ndoshta vetëm mendimi të frikëson, sepse mendon se nuk mund të kursesh me gjithë atë që ke për të bërë. Por ke një mundësi: bëj një listë, p.sh një palë rroba sportive për palestër (ti në fakt nuk shkon në palestër, një darkë në restorant kinez (kur nuk të pëlqen ushqimi kinez etj. Duke hequr këto, do arrish të kursesh diçka. Dhe do ndihesh padrone e jetës tënde.

Përdor imagjinatën. Nuk ke dëshirë të ndihesh si një milingonë? Provo ‘planifikimin kreativ’. Kërko të gjesh në çdo anë të jetës, sensin e argëtimit duke kursyer. Në fund do kursesh më shumë por do kesh gjetur edhe zgjedhjen sesi të kalosh net të paharruara. Por nëse të shërben një motivim akoma më i madh, atëherë mundohu të kursesh për të realizuar një ëndërr. Një fustan që ke dëshirë të blesh prej kohësh. Pyet për çmimi dhe shkruaje në një copë letër, vendose atje ku mund të shohësh shpesh. Mos harro asnjëherë dhe do e kuptosh se do e kesh më të lehtë të mos shpenzosh mbi gjëra pa vlerë.

‘Në një lidhje, paratë nuk janë ndonjë problem’
Ta besosh këtë është bukur, por jo gjithmonë ndodh kështu. Kur je e dashuruar është normale që të mos mendosh për asgjë, por të shijosh çdo gjë. Për këtë ndodh që pa
e ndjerë mbështetesh shumë tek ai. Ndodh që edhe të mendosh që nëse nuk arrin të paguash qiranë e shtëpisë për këtë muaj, ai mund të të ndihmojë. Është një kënaqësi që ai nuk do të ta mohojë, por kjo mbështetje me bukurinë e kohës mund të transformohet në një varësi ekonomike. Pasioni nuk zgjat gjithmonë. Në këtë rast nëse ke diçka në bankë, mund të blesh biletën dhe të ikësh. Por le ti lëmë ekstremet në një anë: Gjëja më e mirë është të kesh dy llogari të hapura në bankë, një sasi lekësh për shpenzimet e përbashkëta të shtëpisë, ku secili kontribuon sipas mundësisë.

Planifiko për tre. Një mënyrë efikase për ekonominë është ai që të planifikosh për tre. D.m.th ti, ai dhe ‘ju’. Një ‘zë’ i mënjanuar që ka dëshira të kundërta në krahasim me të tuat dhe të atij. "Ndrysho sjellje mendore. Bindu që meriton më shumë. Dhe që mund të planifikosh ose të kesh atë që do.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori