Ali Hertica
Çdo gjë zë fill që në bankat e shkollës. Më i forti ka përherë të drejtë, qoftë mësuesi qoftë drejtori i shkollës. Kur ata flasin, duhet të tundesh kryet në shenjë miratimi dhe të skicosh buzëqeshje mbi buzë. Nuk i dihet asnjëherë. Të hysh në zemrën e dikujt, që sot apo në një të ardhme të afërt mund të të japë diç, është thelbësore.
Por, duhet të jesh i gatshëm dhe i parapërgatitur për shumëçka. Duhet të këmbesh paudhësinë me të drejtën, të tradhtosh shokun e bankës dhe, sigurisht, t’i lëpihesh mësuesit. E kupton se ndonjë notë edhe nuk e meritoje, por shkoi më mirë nga sa e kishe shpresuar. Zbulon se ajo mënyrë sjellje është gjithherë e dobishme, në jetë, në punë, në marrëdhëniet me të tjerët. Mëson të jesh besnik me padronin dhe tradhtar me të tjerët, servil me titullarin dhe mujshar me njerëzit e ngratë. Mëson të tundesh kur padroni të ofron një prebendë dhe të ulërish kur dikush nën teje të bezdis.
Duhet të mësosh të përdorësh mirë shqisat. Të dish se kur duhet të bësh gjoja, pra të bësh një vesh shurdh e një sy qorr. Duhet të mësosh të hapësh gojën vetëm për të përdorur sa më mirë gjuhën në të gjitha funksionet e saj. Kur gjërat shkojnë për dreq, hiqu se të shpëton urina, vrapo për në banjë. Më mirë mos të përzihesh me situata të sikletshme, se mund të gabosh. Të dish të fshihesh në çastin e duhur, është jetësore.
Kur vjen koha për të gjetur një punë, gjej tulet e të ndenjurave të një politikani a dikujt të pushtetshmi, kjo është me leverdi. Mjafton të marrësh pjesë në ndonjë mbledhje, të bëhesh i dukshëm, të shtrëngosh dorën, të sheqerosësh gjuhën e të servilosesh si spitullaq në ngjarje të ndryshme. Të duhet ndonjë muaj të bësh shpërndarësin e trakteve, ngjitësin e pllakateve e tul-lëpirësin apo këmbëlëpirësin dhe më e madhja u bë. Ai, i bindur se gjuha jote prodhon mjaftueshëm serotoninë, do të të japë ndonjë funksion, do të të rehatojë diku.
Nga ky çast e tutje, nëse do të duash të bësh karrierë, duhet të përmirësosh teknikat e lajkatimit dhe t’i përdorësh me profesionalizëm të lartë.
Duhet të jesh gjithnjë e më tepër servil e hipokrit, sepse kësisoj basti rritet. Do të rregullohen të afërmit e tu, fëmijët, miqtë e ngushtë.
Dhe pra, edhe sikur ta dish se do harxhosh atë çka mbetet nga gjuha jote, duhet t’i shkosh deri në fund.
Do të plakesh. Të tuat do të jenë rregulluar, por bota, bota shkon keq e më keq. Falë edhe teje dhe të ngjashmëve me ty. Falë servilizmit tënd, tradhtive të tua, marrëzive të tua.
Do të shihesh në pasqyrë dhe do të buzëqeshësh duke menduar se në fund të fundit bëre detyrën tënde: rregullove familjen. Dhe, nëse qyteti yt, komuniteti yt, vendi yt shkojnë për dreq, punë e tyre!
E ç’mund të bësh ti? Ti u tregove i zoti në kërkimin e një mendereje të bukur për gjuhën tënde. Të tjerët, ndoshta, parapëlqyen luftën, kritikën, kundërshtitë, parapëlqyen të mbeten qytetarë në sjellje e intelektualë në mendësi. Këta të fundit ruajtën të pacenuar dinjitetin, lirinë e tyre, por në të vërtetë mbeten të ngratë.
Por, çfarë ndryshuan? Asgjë. Dhe, e di përse? Sepse, përsa kohë do të jesh ti e të ngjashmit si ti, pra tul-lëpirësit, e vetmja gjë që mund të ndryshohet janë tulet e menderes për lëpirje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër