LAJMI I FUNDIT:

A do të arrijnë shqiptarët ta marrin komunën e Dollnenit?

A do të arrijnë shqiptarët ta marrin komunën e Dollnenit?

Skenari i zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Maqedoni ka gjasa të përsëritet edhe sivjet. Në zgjedhjet e fundit lokale, gara zgjedhore u pat shndërruar në një ballafaqim të vërtetë ndëretnik për Kërçovën dhe Strugën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mobilizimi në baza etnike, por edhe bashkëpunimi mes dy partive rivale, BDI-së dhe PDSH-së, solli fitoren historike të shqiptarëve në Kërçovë dhe Strugë. Por një ‘betejë’ e tillë, më pak e njohur, ishte zhvilluar edhe në Dollnen, shkruan portali Konica.al.

Dollneni është një komunë në pjesën qendrore të Maqedonisë, që pas reformave decentralizuese, është ndarë administrativisht nga komuna e Prilepit. Shqiptarët përbëjnë shumicën në fshatrat Zhitoshë, Cërnilishtë, Desovë, Gostirazhni, Peshtalevë, Llazhan dhe Debreshtë.


Të dhënat nga regjistrimi i vitit 2002, sado diskutabile që janë, flasin për ekulibra të brishtë etnikë brenda komunës: 4008 maqedonas, 3845 shqiptarë, 2597 turq dhe 2380 boshnjakë. Rreth 15 vite më vonë, këto shifra mund të jenë përmbysur dhe shqiptarët të jenë bërë grupi i parë etnik falë natalitetit të tyre të lartë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kandidati i BDI-së, Abdulla Bajramovski, dhe ai i PDSH-së, Sevgani Ibrahimi, morën vota më shumë sesa kandidati i OBRM-PDUKM-së.

Duke thyer të gjitha parashikimet, në rrethin e dytë të votimeve, kandidati maqedonas siguroi më shumë vota sesa ai i BDI-së, gjë që bëri që shqiptarët të humbisnin në momentet e fundit një komunë që llogaritej se do të drejtohej prej tyre.

Dy kampet rivale, BDI-ja dhe PDSH-ja patën akuzuar rëndë njëra-tjetrën për pazare të fshehta me OBRM-PDUKM-në.

Sado që kriza politike në Maqedoni po e vë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Dollneni pritet të jetë sërish një ‘betejë’ që do të ndezë ethet ndëretnike. Një bashkim i mundshëm mes partive politike shqiptare do ta bënte të sigurt fitoren shqiptare në Dollnen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori