LAJMI I FUNDIT:

Të ardhurat vjetore të familjes Obama dhe Biden

Të ardhurat vjetore të familjes Obama dhe Biden

Në një komunikatë zyrtare për mediet, ndihmësi i presidentit e njëkohësisht sekretar për shtypin, John Earnest, publikoi të ardhurat vjetore të presidentit Barack Obama, familjarisht, si dhe të zëvendëspresidentit Joe Biden.

Deklarata e të ardhurave dhe pagimit të taksave nga shefi i Shtëpisë së Bardhë është bërë të premten e 15 prillit, nga ku shihet se Presidenti dhe Zonja e Parë e SHBA-ve raportojnë të ardhura neto të përbashkëta prej 436 mijë dollarësh. Për këto çifti presidencial ka paguar plot 81.472 dollarë taksa. Norma efektive federale e tatimit mbi të ardhurat për presidentin në SHBA është 18.7 për qind.

Veç kësaj, mësohet se çifti Obama kanë dhuruar rreth 64 mijë dollarë për bamirësi, sa 14.7 për qind e të ardhurave të tyre, të shpërndara në 34 ngjarje të ndryshme bamirësie. Mes tyre, shuma më e madhe e dhuruar është 9.066 dollarë ndaj “Fisher House Foundation”.


Presidenti ka nënshkruar gjithashtu, duke e kthyer në legjislacion, faktin që ka zgjeruar shkurtimin e taksave për shtresën e mesme dhe familjet punëtore, teksa është përpjekur të përmirësojë situatën fiskale të vendit duke kërkuar një kontribut më të madh nga amerikanët e pasur.

Presidenti Obama dhe Zonja e Parë, Michel Obama, publikuan gjithashtu edhe tatimin e paguar mbi të ardhurat në shtetin e tyre Illinois, ku raportohet të kenë paguar rreth 16 mijë dollarë. Sa i përket zëvendëspresidentit Biden, për vitin 2015 ka pasur 392 mijë dollarë të ardhura, për të cilat ka paguar 91.546 dollarë taksa, me normë tatimi prej 23.3 për qind. /Top Channel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Kalo në kategori