Lajmin e ka zbuluar babai i dy lojtarëve, duke thënë se ata tashmë janë në një fazë të avancuar me Federatën Shqiptare të Futbollit për të kompletuar proceduar e “ngjyrosjes” kuqezi të Taulantit.

“Është e vërtetë që Taulanti kërkon të luajë me kombëtaren e Shqipërisë. Ai i ka thënë po ftesës së bërë nga trajneri De Biazi. Momentalisht nuk mund të them më shumë se kaq edhe për faktin se palët ende nuk e kanë bërë zyrtare marrëveshjen mes tyre”, ka thënë babai i lojtarit, Ragib Xhaka.


“Aktualisht jemi duke u marrë me një procedurë në FSHF. Kjo ka të bëjë me mundësinë e kalimit të Taulantit me Shqipërinë, pasi më parë duhet marrë leje, ai është aktivizuar me fanellën e të rinjve të kombëtares së Zvicrës”.

“Duke pasur parasysh sesi po shkojnë gjërat, unë them me bindje se Taulanti do të luajë me fanellën e skuadrës së Shqipërisë. Në ndeshjen e datës 7 qershor ai do të jetë në stadium për të ndjekur skuadrën e tij kombëtare”, përfundon babai i vëllezërve Xhaka.

Taulanti luan për klubin Grasshopers, por është në pronësi të Baselit, ish-skuadrës së Granitit. /Telegrafi/  

telegrafi sport app