Në një atmosferë të jashtëzakonshme, me energji, entuziazëm dhe mbështetje të madhe qytetare, u mbajt takimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.

Në mbështetje të kandidatit për kryetar të komunës, Taulant Kelmendi, të pranishëm ishin shumë qytetarë, aktivistë e përkrahës të Lëvizjes.


Pjesëmarrës ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili shprehu përkrahjen e plotë për Kelmendin dhe ekipin e tij.

“Peja është gati të shkëlqejë! Faleminderit për besimin, dashurinë e mbështetjen. Të dielën tjetër, më 12 tetor, votojmë bashkë, festojmë bashkë! Bashkë për Pejën!”, u shpreh Taulant Kelmendi. /Telegrafi/