LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime

Taravari: Zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh për krimet e bëra, prandaj merren me mashtrime

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, në një postim në Facebook thotë se “BDI ka qenë e keqja e popullit për 22 vite”. Taravari shkruan se “pasi e kanë kuptuar se i pret përgjegjësia, tani zyrtarët e BDI-së janë në hall të madh, prandaj merret me mashtrime”.

“Që politika, sidomos në vendet e varfra dhe të pazhvilluara si ky i yni, është problematike, kjo është gati teori, por që parti të caktuara të kthehen në armike funksionale të shoqërisë ky është fenomen! Duke abuzuar me gjysmë të vërteta, duke nxjerrë gjoja dëshmitarë të përvuajtur që paskan jetuar si mos më mirë në kohën e pashallëkut 22 vjeçar, duke gënjyer dhe abuzuar me çdo mjet dhe me çdo mënyrë, BDI-ja është kthyer qartë në armike të popullit të vet por edhe më qartë BDI-ja është në hall të madh!”, shkruan Taravari në reagimin e tij.

Në shkrimin e tij, Taravari më tej nënvizon se “Kinse të tmerruar që papritur ky vend nga shkëlqimi dhe mirëqenia e madhe kaloi brenda natës në skamje, varfëri dhe hall, propagadojnë se me ardhjen e tyre do ndriçojë prapë Dielli!”


“Ne që sapo kemi ardhur në detyrat tona, po akuzohemi se po nuk po rregullojmë dot gjë! BDI-ja sidomos nxit propaganda absurde, të cilat pretendojnë që me një shkop magjik të rregullojmë një shtet që është shkatërruar për 22 vjet!”, shkruan më tej Taravari.

“BDI-ja, veçanërisht ish-funksionarët e saj, kanë një problem serioz. Ata e dinë sa shumë kanë abuzuar dhe ata e dinë se Drejtësia i pret. Ata janë si ai njeriu që nuk di not dhe papritur ka rënë në det të thellë. Ky shtet ka shumë punë. Ne jemi të vendosur që të kryejmë detyrat tone me vetmohim por ndërkohë tani është koha t’i tregojmë BDI-së dhe të gjithë atyre që e kanë masakruar këtë shtet, se është koha të mbani Përgjegjësi!”, shkruan Taravari.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori