Taravari: Situata duket se po del jashtë kontrollit, shteti s’duhet të kërcënojë me rivendosje të izolimit total

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në ‘Facebool shkroi se në Maqedoninë e Veriut, në vetëm disa ditë është rritur në mënyrë dramatike numri i të infekturave me COVID-19.
“Duket madje se situata po del jashtë kontrollit në disa qytete duke rrezikuar që të përjetojmë një disfatë me përmasa të paimagjinueshme nga askush! Ndaj, më fort se kurrë i bëj apel Qeverisë, që të ndalojë këtë sjellje pasive dhe të mos faturojë gabimin e saj vetëm tek sjellja e qytetarëve”, shkruan Taravari, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, duhet të organizohen urgjentisht grupe patrullimi të cilët do të vëzhgojnë në vend zbatimin e masave dhe këto grupe, siç thotë Taravari, duhet të funksionojnë jo sipas miqësive por sipas dispozitave ligjore.
“Duhet urgjentisht që Qeveria të marrë në dorë situatën duke mos e parë më këtë gjendje si një dokumentar të largët por si një realitet aktual. Njerëzit kanë nevojë të ndjejnë praninë e një shteti që kujdeset dhe jo te një shteti që nuk menaxhon dot pandeminë”, thotë Taravari.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari poashtu tha se nuk është normale të kërcënohet me rivendosje të izolimit total.
“Nuk është normale që të kërcënohet me rivendosje të izolimit total duke bllokuar përsëri ato ekonomi të brishta që janë në greminë por nga ana tjetër duhet të bëhet inspektim serioz 24 orë në të gjithë vendin dhe të penalizohen të gjithë ata persona që nuk zbatojnë masat e vendosura”, shkruan në fund Taravari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë