Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari shpreson në verdikt pozitiv nga thirrja e dytë për sistem kompresor për sallonet operative të Qendrës klinike “Nëna Tereza” në Shkup, me qëllim vendosjen e gjithë instalimi.
Siç tha Taravari sonte në Kanal 5, sallat kirurgjikale funksionojnë, por jo me kapacitet të plotë.
“Në shaplljen e parë nuk është paraqitur asnjë nga firmat. Nga Shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkët ka marrë përsipër Ministria e Shëndetësisë që të bëjë një thirrje të dytë, shpresoj që në njoftimin e dytë të paraqitet ndonjë kompani që sa më shpejt të mund të vendosim të gjithë instalimin”, tha ministri Taravari.
Ai shprehu shpresën për një tender të ri për renovim dhe salla të reja, ku, siç shtoi, do të bëjnë plan për trajtimin e pacientëve në spitale të tjera dhe insistojnë që spitalet e tjera nga periferia, që kanë kushte, të mos dërgojnë pacientë në Shkup. Për sa i përket pritjes së pacientëve për operacion, ai theksoi se vendi ka pritjen më të shkurtër.
Duke iu referuar situatës me Kovid dhe trajtimit të pacientëve, ministri informoi se duke marrë parasysh se tashmë të gjitha rastet me këtë virus janë më të lehta, qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, siç tha ai, është që pacientët që vuajnë nga një sëmundje dhe janë të infektuar me Kovid, të trajtohen në institucionet e sëmundjes parësore, vetëm të thirret infektologu për të dhënë terapi shtesë.
I pyetur për emërimin e drejtorëve të rinj, konkretisht për drejtorin e Qendrës shëndetësore, i diplomuar për turizëm, ministri tha se jo gjithmonë mjekët janë në gjendje të drejtojnë më mirë një institucion.
“Gjithmonë kam insistuar që institucionet shëndetësore publike është më mirë të menaxhohen nga mjekët, por mjekët nuk mund të menaxhojnë gjithmonë më mirë. Institucionet shëndetësore mund të drejtohen nga një ekonomist, një mjek, një dentist, një farmacist”, tha ministri.
Lidhur me paralajmërimet për zhvendosjen e Qendrës për të varur nga droga në qendër të Shkupit, ministri informoi se kanë biseduar me profesionistë dhe kanë kuptuar se është më mirë që pacientët të shpërndahen.
“Është mirë që këta njerëz të shpërndahen. Qëllimi është që terapia të merret nga dy ose tre vende. Ende nuk kemi vendosur për vendet ku do t’i marrin terapinë. Nëse mund të organizojmë vende në degët e Shtëpisë së shëndetit ku ata do të shpërndaheshin në grupe dhe nuk do të stigmatizoheshin nga shoqëria”, tha Taravari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos