LAJMI I FUNDIT:

Talat Xhaferi do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Talat Xhaferi do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Radek Vondraçek, brenda dy javëve do të bëjë një vizitë zyrtare në Republikën Çekisë.

Në shoqëri me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të jetë dhe kryetarja e grupit për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës Çeke, Jagoda Shahpaska dhe anëtarët e grupit për bashkëpunim, Vladanka Aviroviq dhe Teuta Bilalli.

Brenda vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit, janë paraparë edhe takime bilaterale me udhëheqësit më të lartë të Republikës së Çekisë.


Xhaferi dhe delegacioni do të takohen me kryeministrin e Republikës Çeke, Andrej Babis, me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Radek Vondraçek; si dhe takime me kryetarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kuvendin e Republikës Çeke./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
​Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës

​Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës

Lajme
Në 11 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatë - KQZ shpalos të dhënat e reja

Në 11 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatë - KQZ shpalos të dhënat e reja

Lajme
Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë

Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë

Lajme
Mickoski: Nuk është e drejtë që Maqedonia të përballet vazhdimisht me kushte të reja për tu bërë pjesë e BE-së

Mickoski: Nuk është e drejtë që Maqedonia të përballet vazhdimisht me kushte të reja për tu bërë pjesë e BE-së

Lajme
Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të

Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori