Heqja e regjimit të vizave për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë në Meksikë do të ishte me rëndësi të veçantë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke e marrë parasysh se Maqedonia tani më i ka abroguar vizat për qytetarët e Meksikës, theksoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në takim me kryetarin e senatit të Meksikës Ernesto, Kordero Arojo, në kuadër të Asamblesë së 137-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet në Shën Peterburg.
Xhaferi dhe Arojo shprehën kënaqësi nga realizimi i këtij takimi të parë zyrtar ndërmjet kryetarëve të dy parlamenteve dhe nga mundësia për këmbimin e mendimeve për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Xhaferi konstatoi se, edhe përskaj distancës së madhe gjeografike, ekziston mundësi për përforcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në nivel multilateral në kuadër të Unionit Interparlamentar, si edhe në nivel bilateral.
Ai informoi se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, tani më është formuar grupi i deputetëve për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve.
Kryetari i Senatit të Meksikës, Arojo, theksoi se për Meksikën është me rëndësi të madhe që Kueves Baron të zgjidhet kryetare e Unionit Interparlamentar dhe theksoi se senatorja e ka përkrahjen e të dy shtëpive, të Kongresit dhe të Qeverisë së Meksikës.
Ai u pajtua se marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Meksikës, shënon zhvillim pozitiv por edhe se ka hapësirë të mjaftueshme për thellimin e tyre të mëtutjeshëm. Arojo e ftoi kryetarin e Kuvendit të Republikës të vijë në vizitë zyrtare në Meksikë.
Në fund të takimit, kryetarët e parlamenteve u pajtuan se me promovimin e diplomacisë parlamentare, do të hapet mundësi për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Meksikës, si në plan parlamentar ashtu edhe në të gjitha fushat tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa