LAJMI I FUNDIT:

Taksën e Kosovës ndaj Serbisë, Lladrovci e krahason me taksën e SHBA-së ndaj Kinës

Taksën e Kosovës ndaj Serbisë, Lladrovci e krahason me taksën e SHBA-së ndaj Kinës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një krahasim interesant të taksës që e ka vendosur Qeveria e Kosovës ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i kishte ardhur mirë kur presidenti amerikan Donald Trump i kishte vendosur taksë Kinës, për ta mbrojtur vendin e tij nga invazioni i prodhimeve të këtij vendi aziatik.

“Kur ne i vumë taksë Serbisë, u gëzova edhe më shumë, me të njëjtat motive si në rastin e vendimit të Trampit, edhe pse me sasi qindra herë më të vogla dollarësh, por, vendi im, mori vendim”, ka shkruar Lladrvci.


Postimi i plotë i Lladrovcit:

“Kur Trampi i vuri taksë Kinës, më pati ardhë mirë…i vuri fre invazionit të prodhimeve kineze dhe mentalitetit të konsumit të gjërave të lira. Por, Kina ka gjetur shteg tjetër dhe eksportet nuk po i ndal, përkundrazi, ka zgjerim deri në Ballkan e tutje në Evropë.

Kur ne i vumë taksë Serbisë, u gëzova edhe më shumë, me të njëjtat motive si në rastin e vendimit të Trampit, edhe pse me sasi qindra herë më të vogla dollarësh, por, vendi im, mori vendim.

Qytetarët duhet ta mendojnë mirë para se të blejnë, duhet ta dinë nga vjen malli që konsumojnë.

Liderët njihen nga vendimmarrja, në rastet e krizës por edhe të kohës së “paqes”. Vështirë të na njoh Serbia, por edhe ma vështirë kush që han produkte nga shteti që i pengon ekzistenca jonë!

Zgjate Zot!”, ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori