LAJMI I FUNDIT:

Takimi Zaev-Kasami: Besa e pavendosur për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese

Takimi Zaev-Kasami: Besa e pavendosur për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese

Rreth një orë e gjysmë ka zgjatur takimi mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të “Besës” opozitare Bilall Kasami. Nuk ka epilog konkret nëse dy deputetët e “Besës” do t’i përkrahin ose jo ndryshimet kushtetuese. Nga partia opozitare informojnë se në këtë takim Zaev-Kasami u vendos që të formohet një grup pune mes përfaqësuesve të “Besës” dhe Qeverisë. Përmes këtij grupi më pas palët do të formulojnë dhe dakordojnë më në detaje ndryshimet që kërkon Lëvizja “Besa”, e cila në fund do të vendosë nëse do t’i mbështesë ose jo propozimet e parashtruara.

Takimi mes Kreut të Qeverisë Zaev dhe kreut të Besës Kasami erdhi pasi ky i fundit para disa ditësh kërkoi që qeveria t’i dëgjojë për amendamentet e propozuara nga ta, ose për ndryshe të kërkojë vota të tjera për arritjen e 2/3-tave për ndryshimet kushtetuese. Dy partitë opozitare, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët së bashku kanë 4 vota deputetësh, ndërsa janë të një mendjeje se duhen bërë ndryshime në amendamentet e propozuara për ndryshimet kushtetuese. Ato kanë të bëjnë me gjuhën, që shqipja në Kushtetutë të paraqitet gjuhë zyrtare, ndërsa nga shtetësia, të hiqet fjala “maqedonas” ndërsa të mbetet vetëm fraza “qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori