Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e cilësoi sot ngjarje historike zhvillimin në Tiranë të takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO).
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Kryeministri u shpreh se ai vjen në kohën e duhur në vendin tonë, kur impakti i turizmit po transformon në mënyrë të pabesueshme ekonominë dhe përfaqësimin e Shqipërisë në botë.
“Shpresojmë shumë që me anën e turizmit, ne të kuptojmë akoma dhe më shumë, jo vetëm për rëndësinë që ka turizmi për ekonominë, por edhe për ndjesinë e vetëidentifikimit, si edhe për ndjesinë e humanitetit që ne mund t’i ofrojmë njëri-tjetrit”, tha ai.
Për të treguar hapat që ka hedhur Shqipëria në drejtim të zhvillimit të turizmit, Kryeministri Rama solli në vëmendje situatën e izolimit që përjetonte vendi gjatë diktaturës komuniste.
“Ne kemi njohur një periudhë të historisë në të cilën kemi qenë tërësisht të ndarë, të veçuar e izoluar nga të gjithë. Çdo gjë është përtej imagjinatës të izolimit dhe brutalitetit që kemi hasur në këtë vend deri para 30 vitesh. Ne kemi pasur 5 mijë turistë në atë kohë dhe ata jo të zakonshëm por marksistë-leninistë”, tha Rama.
Sot, vijoi ai, kemi një realitet tërësisht tjetër, me më shumë se 10 milionë turistë që kaluan në Shqipëri vitin e kaluar dhe me shifra shumë të larta gjatë muajve të parë të vitit.
Kryeministri theksoi se përveç suksesit në këtë drejtim ka edhe shumë sfida me të cilat, siç u shpreh ai “duhet të përballemi dhe t’i zgjidhim në rast se dëshirojmë që Shqipëria të ecë para në mënyrë të qëndrueshme dhe të jetë një destinacion ku turizmi të jetë një vlerë e shtuar”.
“Ne duhet të ruajmë natyrën, duhet të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur dhe t’i gërshetojmë të dyja, nga njëra anë të krijojmë mundësitë e duhura që njerëzit të marrin më shumë nga puna e tyre, por të lënë më shumë nga Shqipëria për brezat e ardhshëm ndërkohë që ndërtojmë një destinacion të rëndësishëm turistik”, tha kryeministri.
Kryeministri vlerësoi rolin e OBT-së në ndarjen e ekspertizës dhe njohurive mes vendeve, që të mos përsëriten më gabimet e të shkuarës në drejtim të zhvillimit të turizmit.
“Ju i keni përjetuar vetë këto gjëra. Keni kaluar këto faza zhvillimi dhe keni mësuar shumë nga gabimet tuaja. Ne nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime por duhet të nxjerrin mësime ndaj e vlerësojmë kaq fort OBT-në. Shpresojmë fort që ne do të mësojmë nga gabimet tuaja, ndërsa tashmë i kemi bërë disa gabime tonat prej të cilave kemi nxjerrë mësime”,tha ai.
Rama theksoi se Shqipëria trashëgon një potencial të madh pasi Zoti dhe historia janë treguar bujare dhe na kanë lënë trashëgim disa vende nga antikiteti.
“Ne nuk jemi Zvicra por duhet të kemi të njëjtën mënyrë si ata për të kuptuar se çfarë do t’i lëmë brezave të ardhshëm që mos të prishin bukuritë natyrore”, tha Rama.
Kryeqyteti mikpriti sot takimin e 70-të të Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit, i cili përzgjodhi Shqipërinë në një bashkëorganizim, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të UNWTO, Zurab Pololikashvili dhe të delegacioneve nga e gjithë Europa. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës