Takimi i parë zyrtar i SHGSK-së me AIPS-ën

Në takimin e parë zyrtar, janë vënë kontaktet e para dhe shumë të rëndësishme për gazetarinë sportive në Kosovë e cila mëton të jetë pjesë e unionin të gazetarëve sportivë botëror.
I pari i AIPSA-s e informoi delegacionin kosovar për hapat dhe procedurat që duhet të ndjekë në mënyrë që të vie deri tek pranimi i plotë.
Ai ai tha se Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës duhet që të dërgojë kërkesën për aplikim.
Kërkesën tonën do ta shqyrtojë Komiteti Ekzekutiv i AIPSA-s i cili do të mblidhet në muajin tetor, në mënyrë që t’ia delegojë më pas Kongresit i cili mbahet më 6-12 shkurt të vitit të ardhshëm në Doha të Katarit, me ç’rast u bë ftesa për pjesëmarrje të Bordit të SHGSK-së në cilësinë e vëzhguesit.
Gianni Merlo është i njoftuar me zhvillimet e fundit sportive në Kosovë, sidomos me federatat sportive dhe me vet pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në atë ndërkombëtar.
Image
Përkundër saj, italiani tha se ai duhet të ndjekë rregullat dhe procedurat rreth pranimit të Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës në AIPS-a.
Nga ana tjetër, kryetari i SHGSK-së Arlind Grantolli, e informoi presindetin Merlo lidhur me zhvillimet në gazetarinë sportive, traditën e saj të begatë, dhe me këtë rast iu dorëzua statuti i SHGSK-së që është kërkuar më herët nga vetë zotëri Merlo, dhe të cilin ai do ta paraqet në mbledhjen e KE të AIPSA-s.
Me këtë rast Merlo u nda shumë i kënaqur me angazhimin e Shoqatës, duke cilësuar atë më tepër aktive sesa shumë shoqata tjera në botë, duke iu referuar statutit, web-faqes dhe projektin që ka SHGSK-ja për të ardhmen.
Gjithashtu kryetari Grantolli e ftoi Merlon për një vizitë zyrtare në Kosovë, të cilën i pari i AIPSA-s, premtoi se do ta realizoj pas Kongresit të Dohas
Kongresi i AIPSA-s numëron 140 shtete anëtare, prej tyre 110 janë aktive.



















































