Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar sot lidhur me diplomacinë e shtetit, pas takimit që ka pasur ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq me sekretarin e shtetit amerikan, Marco Rubio.

Tahiri në një postim në Facebook ka kritikuar ministren e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, gjersa thekson se e kanë katandisur Kosovën.


“Ministri i jashtëm i Serbisë takoi sekretarin e shtetit amerikan. Rubio. Presidentja jonë takoi zëvendëssekretarin e shtetit amerikan para një kohe kur ishte ne Amerikë, e mos të flasim për ministren tonë të jashtme - e strukur e zhdukur nga diplomacia. Duhet t’ia vënë gishtin kokës këta që kanë përgjegjësi për diplomacinë e shtetit tonë. E katandisen Kosovën!”, shkruan ajo. /Telegrafi/