LAJMI I FUNDIT:

Takim informues mbi Ligjin e Sponsorizimit ndërmjet ATK-së dhe klubeve të Superligës e Ligës së Parë

Takim informues mbi Ligjin e Sponsorizimit ndërmjet ATK-së dhe klubeve të Superligës e Ligës së Parë

Në një takim të organizuar në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, zv/drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sami Salihu prezantoi detajet e Ligjit për Sponsorizim për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë. Ky takim kishte për qëllim informimin e klubeve për procedurat dhe përfitimet që ofron ky ligj, duke i udhëzuar ata për shfrytëzim të drejtë të tij.

Salihu në detaje ofroi aspekte specifike të trajtimit tatimor të Ligjit të Sponsorizimeve. Ai sqaroi si mund të përfitojnë klubet nga zbritjet tatimore dhe theksoi rëndësinë e përgatitjes së dokumentacionit të rregullt.

Sponsorizimet për fushën e kulturës, rinisë dhe sportit trajtohen si shpenzime të zbritshme deri në 10% të të ardhurave të tatueshme. E për të përfituar nga ky ligj klubet duhet të përmbushin të gjitha kriteret dhe procedurat ligjore në mënyrën e duhur.


Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili falënderoi ATK-në për bashkëpunimin dhe nënvizoi rëndësinë që ky ligj ka për zhvillimin dhe mbështetjen e futbollit kosovar.

Ky takim thuhet se kishte për qëllim të ofrojë mbështetjen konkrete për klubet në aspektin e procedurave sa i përket ATK-së rreth përfitimit nga ky ligj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori