LAJMI I FUNDIT:

Tajfuni paralizon Hong Kongun, do të godasë edhe Kinën (Video)

Tajfuni paralizon Hong Kongun, do të godasë edhe Kinën (Video)

Hong Kongu po përballet me një nga emergjencat më të mëdha natyrore. Pas ishujve Filipine, tashmë tajfuni “Nida” është drejtuar drejt Hong Kongut, e më pas edhe në drejtim të jugut të Kinës.

Të paktën 200 fluturime janë anuluar nga tajfuni, i cili ka shkaktuar erëra me shpejtësi deri në 150 km në orë.

Përveç aeroporteve, në vend janë mbyllur edhe shkollat. Mësimi është ndërprerë, po ashtu edhe shumë biznese e institucione punojnë me orare të kufizuara, ndërsa autoritetet kanë kërkuar lëvizje sa më të pakta derisa tajfuni të ngadalësohet.


Meteorologët kanë parashikuar shira të nje dendësie të lartë, të shoqëruara me vetëtima dhe erëra të fuqishme. Niveli i alarmit në vend është në pikën 8 dhe ka ngjyrë portokalli. Por nëse tajfuni vijon për më shumë ditë, ai do të arrijë nivelin më të lartë, pikërisht 10. Kjo do të shënonte herën e parë të një emergjence kaq të lartë natyrore, pas tajfunit “Vincente” që përfshiu vendin në korrik të vitit 2012.

Ndërkaq, ishujt Filipine që u goditën nga tajfuni “Nida” në fundjavë, i njohur ndryshe edhe si stuhia tropikale “Carina”, po vuajnë pasojat e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave. Agjencitë e ndihmave po transportojnë ushqime dhe ndihma për të gjithë banorët e bllokuar nga moti i keq. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori