Një tajfun i fuqishëm me erëra rreth 160 km në orë goditi ishullin kryesor të Japonisë dhe bregdetin e Koresë së Jugut pasi “fshiu përpara” pjesët e ishujve jugorë të Japonisë, duke shkaktuar përmbytje dhe lëndime të vogla.


cc4 2

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Typhoon Tapah përmbysi anijet në portet në Korenë e Jugut dhe mund të shkaktojë probleme edhe në zhvillimin e Kupës së Botës në Ragbi në ishullin japonez të Hokkaido.

cc1 3

Siç thuhet tutje, Tapah po kalonte pranë Nagasaki në Japoninë jugore të dielën pasdite pasi goditi pjesë të tjera të Japonisë jugore, përfshirë Okinawa, dy ditët e mëparshme.

cc2 4

Ndërsa Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka thënë se stuhia po lëvizte në veri-lindje me një shpejtësi 30 km/h, me erëra maksimale 160 km/h.

cc3 3

Deri më tani, tajfuni ka shkaktuar 21 lëndime të vogla, kryesisht në një rajon të Okinawa që u godit nga stuhia të premten dhe të shtunën.

cc5

Këshillat e evakuimit janë lëshuar për më shumë se 2,000 banorë rajonalë, sipas agjencisë së menaxhimit të katastrofave. /Telegrafi/