Tajani: Maqedonia dhe Shqipëria duhet të bëjnë më shumë përpjekje për anëtarësim në BE

Maqedonia dhe Shqipëria do të duhet të bëjnë më shumë përpjekje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, informon gazeta bullgare "Fokus".
I pyetur për kontestin e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, Tajani u përgjigj se kjo nuk është brenda përgjegjësisë së tij.
Në lidhje me Serbinë dhe Malin e Zi, për të cilat edhe më herët ka thënë se kanë më shumë mundësi për anëtarësim në BE, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Tajani përsëri përsëri shprehu mbështetjen e tij.
Ai tha se nëse vendet nga rajoni dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së, duhet t'i respektojnë rregullat e tyre, ndërsa BE i'u qëndron në gatishmëri gjatë procesit të afrimit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































