Taipi asiston në fitoren e St Gallenit

207:"Der St. Galler Gjelbrim Taipi in Aktion, im Fussball Super League Spiel zwischen dem FC St. Gallen und dem BSC Young Boys, am Sonntag, 27. August 2017, im Kybunpark in St. Gallen. (KEYSTONE/Gian Ehrenzeller) 8:"KEYSTONE
Mesfushori nga Lugina e Preshevës, Gjelbrim Taipi ka vazhduar me paraqitje të mira në Zvicër.
Ish-anëtari i Kombëtares së Shqipërisë U21 ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij St Gallen 3-1 përballë Grasshopperit.
Pranë rezultatit 1-1, Taipi u fut në ndeshje në minutën e 78-të.
Vetëm shtatë minuta i mjaftuan mesfushorit të talentuar për t'i treguar aftësitë e tij.
Në minutën e 85-të ai dha një asistim të bukur për Buess që shënoi për 2-1.
Paraqitja e Taipit është vlerësuar lartë në mediat zvicerane.
Kujtojmë që Taipi pritet të luajë për Kosovën pasi është në pritje të pajiset me pasaportën kosovare.
Pas 13 xhirove në Superligën e Zvicrës, St Gallen ndodhet në pozitën e katërt me 21 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































