LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Zyrtarët e korruptuar do të përballen me dënime të larta

Tahiri: Zyrtarët e korruptuar do të përballen me dënime të larta

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një mesazhi me rastin e nisjes së “Javës kundër Korrupsionit”, ka ritheksuar përkushtimin për të vazhduar jo vetëm në luftimin e korrupsionit, por edhe në masat konkrete për parandalimin e tij.

Tahiri theksoi se zyrtarët e korruptuar do të përballen me dënime të larta, ndërsa pos ndjekjes penale, për këto vepra do të zbatohet edhe konfiskimi i pasurisë.

“Hartimi nga Ministria e Drejtësisë si dhe miratimi nga Parlamenti i Republikës së Kosovës i Kodit Penal, Ligjit për konfiskimin e Pasurisë së  Paligjshme, Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit si dhe ai për Mbrojtjen e Sinjalizueseve, kanë mundësuar ri-përcaktimin e veprave penale të korrupsionit, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, mashtrimin në detyrë,  keqpërdorimin në prokurimin publik, duke i dhënë një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalimin e veprave korruptive në nivelin e ushtrimit të detyrës zyrtare”, theksoi ministri i Drejtësisë.


Ai tha se për të pamundësuar abuzimin me detyra zyrtare kanë punuar edhe në ndalimin njëherë e përgjithmonë të pozitave të shumta dhe përfitimit të shumëfishtë nga ushtrimi i funksioneve nëpër komisione e borde e ndërmarrje të ndryshme.

“Megjithatë, betejën politike dhe institucionale kundër kësaj dukurie nuk duhet ta shohim vetëm si thirrje të jashtme për të përmbushur standardet evropiane, por duhet ta kemi prioritet nacional dhe nevoje të brendshme  dhe të domosdoshme, për të rrënuar idenë e abuzimit me institucionet publike. Zbatimi sa më i efikas i ligjeve të miratuara nga mekanizmat ligj zbatues sot përbën një detyrë primare për shtetin e Kosovës, me synim që të prodhohen efekte sa më të shpejta në këtë përpjekje”, u shpreh ministri Tahiri

Ai tha se në funksion të këtij qëllimi, Ministria e Drejtësisë ka lansuar edhe agjendën “Drejtësia 2020”, me që rast krijimi i kushteve sa më të domosdoshme për zbatimin e ligjeve të miratuara, do të jetë njëra nga shtyllat kruciale të reformave të gjithanshme institucionale që kemi ndërmarr në sferën e sundimit të ligjit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori