Politologu Ramush Tahiri, duke i komentuar zërat e ndryshëm që ditëve të fundit lidhur me mundësinë e prishjes së koalicionit të tashëm qeverisëse dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje, ka deklaruar kryeministri Kosovës Ramush Haradinaj ka plotësisht të drejtë kur thotë se Kadri Veseli mund ta rrëzojë Qeverinë e Republikës së Kosovës.
“Mjafton të deklarojë tërheqjen nga koalicioni qeverisës ose mjafton po ashtu, si është shprehur figurativisht Kryeministri Haradinaj, t’iu thotë disa deputetëve nga Drenica të mos e përkrahin Qeverinë. Deklaratë të ngjashme ka dhënë edhe zyrtari i lartë i PDK-së pas tryezës së partive politike, që tha se vetëm PDK mund ta çojë vendin në zgjedhje”, tha Tahiri për RTV21.
Ai thotë se Qeverinë Mustafa e rrëzoi partneri kryesor, PDK, pa asnjë paralajmërim por me arsyetim se PDK -së i takon Kryeministri si partisë më të votuar nga populli.
“Pikërisht Kadri Veseli, që hoqi dorë nga pozita e kryeministrit, ishte dhe është përkrahësi kryesor i Ramush Haradinajt dhe i koalicionit, ose thënë kushtimisht të të fortëve, apo të krahut të luftës. Edhe zëvendëskryetari i partisë Enver Hoxhaj kishte deklaruar se është koalicion i natyrshëm dhe se kështu bashkë do të shkojnë edhe në zgjedhjet lokale dhe të tjera dhe do të marrin mbi 60 për qind të votave. Mundet që këto parti po e ndërtojnë platformën e përbashkët për qeverisje afatgjate dhe për marrjen e përgjegjësive të rëndësisë së veçantë, siç janë bisedimet me Serbinë që e veshën me pushtet dhe kompetenca Hashim Thaçin t’i udhëheq dhe që e parapanë në Platformën e propozuar nga Qeveria. Fushatën e vizitave në terren të Kadri Veselit e shoh në këtë vazhdë”, tha ai.
Ndërsa, thotë se, zgjedhjet PDK i provokon në momentin që e vlerëson se partitë kundërshtare LDK e Vetëvendosje janë në krizë dhe e kanë të zvogëluar përkrahjen e qytetarëve.
Politologu Tahiri duke folur për fenomenin e prishjes së koalicionit qeverisës gjatë viteve të kaluara, ka nxjerr edhe një rast nga e kaluara.
“Nga mësimet e së kaluarës e dimë se edhe pse ishin bashkë në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, me tu kthyer Hashim Thaçi që në Aeroportin e Prishtinës, në konferencën e shtypit deklaroi se nuk ka bashkëpunim me shkelësit e Kushtetutës, duke e nxitur kështu Fatmir Sejdiun të jap dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës e jo nga pozita e Kryetarit të LDK-së, gjë që provokoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare me tërheqjen e LDK nga Qeveria. Gjithashtu edhe diskutimi i Enver Hoxhajt në Kuvend, kur tha se si PDK janë të pakënaqur me performancën e Qeverisë Mustafa, bëri që mocioni i votëbesimit të Qeverisë i nisur nga një parti minore të ketë sukses të plotë.”
Duke folur rreth tryezës se thirrur nga PDK, Tahiri tha se “Tryeza mbahet, sepse është debat që nuk varet kush e thirrë dhe kush e udhëheq, por çka merren vesh”.
“Tryeza me rotacion vetëm e shpenzon kohën deri në vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Për këtë ka duket pajtim te gjitha partive që mos me pas zgjedhje këtë vit që po i konvenon edhe koalicionit qeverisës që po i vendosin njerëzit e partive në institucione në të gjitha nivelet, duke i mbledhë kështu përkrahësit në votat klienteliste të tyre, llogaritin në zgjedhje”.
Ndërkaq, duke e komentuar kërcënimin e Haradinajt se do t’i shkarkojë ministrat nëse vazhdojnë të mungojnë, Tahiri tha se kryeministri nuk mundet t’i shkarkojë ata, sepse është kryeministër i pakicës parlamentare dhe për ministrat e Qeverisë përgjegjësinë e mbajnë partitë e koalicionit, secila për ministrat e vet.
“Pra i shkarkon ai që i ka propozuar. Pacolli ata të AKR-së, Limaj ata të NISMA-s…”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atmosferë me balona dhe performanca muzikore, si u festua Dita e Verës në Tiranë

Grabiti dhe tentoi të sulmonte seksualisht një grua, 33-vjeçari kapet në një shpellë në zonën e kalasë së Lezhës

Dauti për bojkotin e mësimit nga nxënësit në Tetovë: Nuk guxon të ndërpritet mësimi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës