Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha sot pas mbylljes së sesionit parlamentar të Kuvendit të Kosovës se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti e kanë shfrytëzuar shumicën parlamentare për të kapur institucionet vitale të shtetit.
Ai tha në konferencë për media se Albin Kurti dhe deputetët e Vetëvendosjes e kanë shfrytëzuar punën 150 ditëshe në Kuvend për të shkarkuar borde të institucioneve të pavarura, menaxhmete profesionale dhe për të emëruar familjarët e ministrave të Vetëvendosjes, familjarët e Presidentes së Kosovës dhe nipat, mbesat, hallat e tezet e tyre.
“Atë që e kam thënë nga fillimi i punës së kësaj mazhorance, edhe sot u konfirmua se Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë shndërruar në ndërmarrjen më të madhe të punësimeve familjare. Derisa e nisën sesionin parlamentar me shkarkime e emërime familjare, sot Albin Kurti e mbylli sesionin parlamentar me kapjen edhe të njërit prej institucioneve më të rëndësishme të Kosovës, siç është Zyra e Auditorit të Përgjithshëm. Albin Kurti, sot emëroi Auditore të Përgjithshme motrën e këshilltares së tij”, tha Tahiri.
Ai tha se standardin që Kosova e pati ndërtuar me shumë mund dhe ndihmë të partnerëve tanë strategjik ndërkombëtar, që Zyra Kombëtare e Auditorit të jetë i pavarur, i paanshëm dhe kredibil, sot Albin Kurti e rrënoi, e kapi për ta përdorur si instrument të pushtetit të tij personal.
“Nga sot, raportet e Auditorit të Përgjithshëm për institucionet qendrore të Kosovës, për Komunat dhe institucionet e tjera të pavarura, përfshirë raportet për sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, do të shkruhen në Zyrën e Albin Kurtit dhe ai do të jetë autori i degradimit dhe besueshmërisë së këtij institucioni”, tha Tahiri.
Duke folur për punën gjatë këtij sesioni parlamentar, shefi I Grupit Parlamentar të PDK-së tha se prej themelimit të Kuvendi të Kosovës, kjo është mazhoranca më e dobët parlamentare të cilën e udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti.
“Për 150 ditë qeverisje, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar vetëm 4 ligje.
Asnjëri prej këtyre ligjeve nuk lidhet me zbatimin e premtimeve që i ka dhënë Albin Kurti gjatë fushatës para qytetarëve. Kjo flet më së miri për paaftësinë e kësaj Qeverie dhe këtyre deputetëve të shumicës parlamentare”, tha ai.
Tahiri ka thënë se gjatë punës në këtë sesion parlamentar, PDK si lidere opozitare ka ngritur në vazhdimësi zërin kundër vendimeve arbitrare të shumicës parlamentare të Vetëvendosjes dhe vlerësoi se në disa raste ka pasur suksese të mëdha në mbrojtje të rendit kushtetues dhe institucioneve të pavarura.
“Me iniciativë të Grupit Parlamentar të PDK-së, kemi denoncuar krimin ekonomik që kjo shumicë parlamentare e Vetëvendosjes e bëri në Kuvend, kur vendosi që të paguaj 11 milionë euro për energjinë elektrike në veri. Jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do të nxjerr vendim që i konfirmon argumentet tona”, tha Tahiri, duke përmendur po ashtu edhe denoncimet tjera që i kanë bërë për shkarkimet e anëtarëve të bordeve të institucioneve të pavarura.
“Gjatë këtij sesioni Parlamentar, përballë këtij pasiviteti dhe përballë paditurisë së partisë në pushtet, ne kemi ftuar pesë debate parlamentare për abuzimet dhe keqpërdorimet e kësaj qeverie, si në shëndetësi, në arsim, në ekonomi, në infrastrukturë dhe së fundmi për raportimin e punës 100 ditëshe. Po ashtu, ne kemi ndërmarrë edhe iniciativa ligjore si deputetë, pasi që Qeveria jo vetëm që nuk ka vizion, por as edhe nuk i ka përmendur në programin e saj temat siç janë ligji për TVSH-në, ligji për çmimet e produkteve medicinale e të tjera”, tha Tahiri.
Ai theksoi se në sesionin e ardhshëm parlamentar i cili fillon në mesin e muajit shtator, PDK si lidere e opozitës do të bëjë edhe më shumë për të ndalur keqqeverisjen e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?