LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Vrasja e Ivanoviqit e papranueshme, ky akt i tmerrshëm të zbardhet sa më shpejt

Tahiri: Vrasja e Ivanoviqit e papranueshme, ky akt i tmerrshëm të zbardhet sa më shpejt

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dënuar atentatin që la të vdekur politikanin serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Përmes një deklarate Tahiri ka thënë se akti i vrasjes së Ivanoviqit është i papranueshëm dhe i pa tolerueshëm.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:


Asgjë nuk mund të arsyetoj dhunën dhe veprat penale, pavarësisht se nga kush apo ndaj kujt manifestohen. Akti i vrasjes së politikanit serb nga Kosova, z. Oliver Ivanoviq, është absolutisht i papranueshëm dhe i pa tolerueshëm për shoqërinë tonë, prandaj, veprime të tilla meritojnë një përgjigjeje të menjëhershme.
Të gjitha institucionet përgjegjëse që sigurojnë rendin dhe ligjin duhet të veprojnë dhe të jenë të pa kompromis në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përgjegjësit e këtij akti të përballën me drejtësinë. Andaj kam kërkuar nga autoritetet përkatëse që në përputhje me kompetencat dhe detyrimet ligjore të realizojnë sa më shpejtë që është e mundur, hetime gjithëpërfshirëse ndaj këtij akti të tmerrshëm, me qëllim që ky rast të ndriçohet sa më parë dhe autorët përgjegjës të marrin dënimin e merituar sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, kërkoj nga qytetarët që posedojnë informata, të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe ligjit në mënyrë që të zbardhet ky rast dhe autorët përgjegjës të marrin dënimin e merituar.
Duke shprehur ngushëllimet e mia për familjen e të ndjerit, kërkoj nga qytetarët që sulmi i sotshëm në asnjë rrethanë mos të ndikojë në frymën e bashkëjetesës shumetnike në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori